4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

UECL: Përballja e parë historike mes Lazio dhe AZ Alkmaar

UEFA Europa Conference League (UECL) do të zhvillojë këtë të martë takimin e parë të raundit të 16-ve. Pasi përfundoi fazën e play-off, kompeticioni është gati për të hyrë në rrugën e raundit të ri, i cili nis me një përballje. Lazio do të ketë një sfide interesante ndaj holandezëve të AZ Alkmaar.

Lazio dhe Alkmaar nuk janë takuar kurrë më parë në kompeticionet evropiane. Ndaj sfida e cila do të luhet në “Olimpico”, duke filluar nga ora 18:45 shihet si tepër interesante për të provuar forcën e dy skuadrave që ende nuk e kanë ndjesinë e përballjes me njëra-tjetrën.

AZ Alkmaar tashmë është takuar me ekipet italiane (Inter, Udinese dhe Napoli) në kompeticionet evropiane, duke grumbulluar tre fitore, një barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshje.

AZ është takuar për herë të fundit me një klub italian në kompeticionet evropiane në fazën e grupeve të UEFA Europa League 2020-21 (një fitore 1-0 jashtë fushe dhe një barazim 1-1 në shtëpi kundër Napoli-t).

?? ????? ??? ????.#AZ #lazaz #UECL | @europacnfleague pic.twitter.com/YTry810n6y — AZ (@AZAlkmaar) March 7, 2023
Lazio është e pamposhtur në tre ndeshjet e fundit me eliminim direkt në Evropë, pavarësisht se ka humbur secilën nga gjashtë ndeshjet e mëparshme të tilla. Për “biancocelestët” kjo do të jetë ndeshja e parë me nokaut kundër një kundërshtari holandez.

AZ Alkmaar nuk ka fituar kurrë në nëntë ndeshjet e fundit evropiane me eliminim direkt, duke përjashtuar kualifikimet, seria më e gjatë në historinë e klubit. Për më tepër, ata janë eliminuar në secilën nga katër ndeshjet e tyre të fundit me eliminim direkt në Evropë. Hera e fundit që holandezët kaluan ishte kur mundën Anzhi Makhachkala në 16-she të Europa League në 2014.

Lazio ka mbajtur portën e paprekur ndaj Cluj në të dyja ndeshjet me eliminim direkt (play-off) (1-0; 0-0), duke pranuar vetëm një goditje në portë në ato dy ndeshje.

AZ Alkmaar është, ashtu si Fiorentina, vetëm një nga dy skuadrat që kanë shënuar më shumë gola me kokë këtë sezon në Conference League (5), të pesë golat vijnë nga lojtarë të ndryshëm.

Që nga ardhja e tij në AZ Alkmaar (nga 2020-21), Jesper Karlsson është lojtari i skuadrës holandeze që ka marrë pjesë në më shumë gola (shtatë, tre gola dhe katër asistime) dhe që ka krijuar më shumë raste shënimi (20) në kompeticionet evropiane.

Matias Vecino është mesfushori që ka bërë më së shumti pasime (152) në play-off të kësaj Conference League dhe ai që, gjithmonë në të njëjtat pozicione, numëron më shumë topa të luajtur (192) pas vetëm Anastasios Bakasetas (194).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post

Më Shumë

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit