7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Ukaj: Nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, as nuk e nënshkruaj mocionin

Është raportuar për një përplasje në Kuvend mes deputetit të LDK’së, Xhavit Ukaj dhe atij të PDK’së, Bekim Haxhiut.

Por, si qëndron e vërteta?

I kontaktuar nga Gazeta Express, Ukaj ka thënë se ai nuk e ka kërcenuar Haxhiun dhe se nuk do ta nënshkruaj mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“As nuk e kam kërcënuar Bekim Haxhiun, e as nuk e nënshkruaj rrëzimin e qeverisë. Vetëm iu kam thënë se nuk i keni numrat dhe na lodhët për çdo mbledhje që po e përmendni rrëzimin e qeverisë”, ka thënë Uka.

Edhe eputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka dhënë versionin e tij për që ndodhi në seancën e sotme.

Haxhiu ka thënë se nuk ka pasur përplasje sot në Kuvend mes tij dhe kolegut nga LDK-ja, por se thjesht Ukaj po e kërkonte ta nënshkruajë kërkesën për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Avdullah Hotit.

Sipas deputetit të PDK-së, i njohur si Kamishi, Ukaj i LDK-së u vetofrua ta nënshkruajë mocionin ndaj kryeministrit nga partia e tij, por deputeti i Vetëvendosjes nuk ia dha.

“Nuk ka pasë asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z. Xhavit Uka po e kërkonte listën për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Për befasi LVV edhe pse e ka iniciuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk ia ofroi deputeti z. Xhavit Ukaj mundësinë që ta nënshkruajë atë”, ka shkruar Kamishi.

Ndryshe, një përplasje mes deputetëve Ukaj dhe Haxhiu u raportua se ka ndodhur sot në seancën e Kuvendit.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Ukaj u ngrit në këmbë duke i thënë Haxhiut, që t’ia sjellë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Bire këtu mocionin, unë ta nënshkruaj”, i ka Ukaj Haxhiut, raporton Front Online.

Në këtë përplasje ndërhyri shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, i cili kërkoi nga deputeti Xhavit Ukaj të ulet. “Ulu bre se nuk ka kuptim”, dëgjohet duke i thënë Gashi Ukajt.

As Haxhiu dhe as Ukaj nuk e morën fjalën në Kuvend dhe përplasja duket se ka ndodhur pa mikrofonë, derisa deputetët e tjerë flisnin.

Ndryshe, deputeti Ukaj, muaj më parë, është komentuar pasi ai i shkoi te vendi kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe iu vërsul për ta sulmuar fizikisht./Gazeta Express

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Totaj viziton KBI-në e Prizrenit dhe uron besimtarët për Fitër Bajram

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës së Fitër Bajramit. Gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit