Ukraina pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Parlamenti i Ukrainës pritet të diskutojë sot për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Kryetari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Oleksiy Danilov tha se do t’u takojë autoriteteve rajonale të përcaktojnë se cilat masa do të zbatojnë, por ato mund të përfshijnë mbrotje shtesë për objektet publike, kufizimin e trafikut, si dhe kontrolle të shtuara të dokumenteve dhe mjeteve të transportit.

Ukraina përshëndeti sanksionet e vendosura nga Perëndnimi ndaj Rusisë, por bëri thirrje për shtimin e tyre, që të ndalohet Presidenti Putin nga “agresioni i mëtejshëm”.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Britania dhe Gjermania, reaguan me sanksione dje, për atë që e quajnë përshkallëzim hap pas hapi, duke premtuar sanksione më të ashpra në vartësi të veprimeve të Rusisë.

“Ende nuk kemi parë një sulm frontal, por nëse Presidenti Putin i përshkallëzon veprimet, Perëndimi do të përgjigjet me intensifikim të sanksioneve”, tha sot Ministrja e Jashtme e Britanië, Liz Truss.

Ndërkohë Uashingtoni anuloi një takim të parashikuar këtë javë midis Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Sekretari Blinken tha dje se Rusia “e ka bërë të qartë se e kundërshton diplomacinë”./Voa/

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit