Ulëset eko-miqësore do të zhvendosen nga Qendra Historike e Prizrenit

OJQ EC Ma Ndryshe njofton se ka vendosur që t’i zhvendosë ulëset eko-miqësore nga Qendra Historike e Prizrenit, për t’i destinuar në hapësirat tjera publike të qytetit, në koordinim me drejtorinë përkatëse.

“Në korrik të vitit 2022 janë vendosur ulëset eko-miqësore, të cilat edhe krijuan oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”. Qëllimi i vendosjes së tyre ishte shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare. Por duke e parë mungesën e mirëmbajtjes dhe degradimin e tyre, si dhe duke marrë parasysh faktin se ato kanë pasur leje të përkohshme ndërkohë që institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje të përhershme, EC ka vendosur që ti zhvendosë, për ti destinuar në hapësirat tjera publike të qytetit, në koordinim me drejtorinë përkatëse’, thuhet në njoftim të kësaj organizate.

“Mungesa e hapësirave të gjelbra ka një numër pasojash për komunitetin. Duke e ditur rëndësinë e këtyre hapësirave, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për shtimin e tyre. Njëkohësisht i bën thirrje institucioneve që të angazhohen për shtimin e gjelbërimit dhe mirëmbajtjen e duhur të hapësirave publike”.

May be an image of 4 people and treeMay be an image of seedlingsNo photo description available.May be an image of 2 people

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit