4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Universiteti i Prizrenit: Profesori Rifat Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore

Universiteti i Prizrenit ka ngushëlluar familjen e profesorit Rifat Hoxha, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se Hoxha ishte një njeri me vlera të larta njerëzore, transmeton Telegrafi.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren. Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha.E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë”, thuhet në telegramin e bërë nga rektoratit të Universitetit të Prizrenit.

Tutje në telegram thuhet “ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha”.

Ndryshe, Rifat Hoxha, profesor i Universitetit të Prizrenit ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit pas përballjes me COVID 19.

Lajmin për vdekjen e profesorit Hoxha e ka dhënë familjari i tij Valdet Hoxha.

“Me dhimbje e pike?llim te? thelle? lajme?rojmë farefisin, miqte? dhe dashamire?t se më date? 26/03/2021 ka nde?rruar jete? djali, bashke?shorti, babai, vëllai dhe familjari yne? i dashur Prof. Ass. Dr. RIFAT HOXHA. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit