3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Urimi i PDK-së në Prizren për Ditën e Flamurit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, me rastin e Ditës së Flamurit.

“Edhe sot, në këtë ditë dhe datë të shënuar, me krenari themi se, historia e jonë kombëtare, në djepin të cilës u lindë pavarësia e kombit, në veçanti i nderon pesë data fatbardha të shqiptarisë: Vitin 1444, kur Gjergj Kastrioti, ai Fatos i Lirisë, mblodhi në Lezhë, Kuvendin e prijësve të krahinave të ndryshme të Shqipërisë; vitin 1878, kur në Prizren, Abdyl Frashëri tuboi krerët e mbarë Shqipërisë; vitin 1912, kur lindi shteti shqiptar, Shqipëria; 28 Nëntorin e vitit 1997, kur u shfaq publikisht UÇK-ja dhe Vitin, 2008, kur u shpall shteti i pavarur i Kosovës”, thuhet në urimin e PDK-së në Prizren.

“Ne pasardhësit e Epokës së Gjergj Kastriotit, të Ismail Qemalit, Nënë Terezës dhe të Epokës së Adem Jasharit, jemi përballë thirrjeve të qytetërimeve euro-perëndimore, duke pasur, prore, parasysh, se : “Me e dashtë Kombin, Atdheun, Flamurin dhe Zotin është ideali ynë më i çmuar”!”

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Bashkimi fiton bindshëm ndaj United-it

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 56:83 ndaj United Basketball. Pas një fillimi të balancuar, Bashkimi arriti të marrë kontrollin e lojës dhe të krijojë...

Lajmet e Fundit