8.4 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Urimi i Nismës në Prizren për 7 vjetorin e Pavarësisë

Nisma per kosove1NISMA në Prizren, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Kjo ditë është rrjedhojë e lirisë së fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra dëshmorëve që trasuan rrugën drejtë shtetësisë së Kosovës , duke dhënë edhe më të shtrenjtën e tyre-jetën”, thuhet në urimin e Nismës në Prizren.

“Nisma për Kosovën-dega Prizren uron që ky përvjetor të shërbejë si një reflektim pozitiv, për të ardhmen e Kosovës , në kuptim të një stabiliteti politik , ekonomik dhe social ,stabilitet ky që konsiderohet të jetë tani për tani tejet i domosdoshëm për fuqizimin e shtetit të Kosovës”.

“Kjo ditë është e shenjtë dhe me vlerë dhe si e tillë duhet trajtuar gjithmonë , prandaj dhe kjo ditë duhet të jetë motiv shtesë për ta ndërtuar të ardhmen tonë prosperuese”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajm i mirë për prizrenasit, lojtari kryesor drejt rikthimit

Një lajm i mirë vjen për tifozët e Bashkimit në fazën më të rëndësishme vjetore të basketbollit kosovar. Njëri nga lojtarët më të mirë të...

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Lajmet e Fundit