11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shtatë vjet mjerim

Ardijan ThaqiArdijan Thaqi

17 shkurt 2008 : dita e shumëpritur tashmë kishte ardhur.Pas shumë vitesh vuajtje,shtypjeje,tranzicioni dhe kompromiseve të dhimbshme Kosova më në fund do të shpallte Pavarësinë e saj dhe do të bashkohej në mesin e shteteve të lira dhe demokratike të botës.

Ajo nuk ishte një ditë e zakonshme si të tjerat,më kujtohet si sot ajo ditë e acartë dimri tek po rrija ulur para televizionit dhe prisja që deputetët e Kuvendit të Kosovës të shpallnin atë që të gjithë ne po e prisnim me padurim,të shpallnin Kosovën shtet. Dhe ndonëse isha akoma shumë i ri në atë kohë sytë mu mbushën lotë gëzimi kur ne Kuvend u lexua Deklarata e Pavarësisë,ajo për të cilën kishim pritur shumë,ajo për të cilën kishin dhënë jetë shumë.Ngado që shkoje atë ditë shihje vetëm gëzim në fytyrat e çdonjërit,shihje shpresën për një të ardhme më të mirë,për një jetë më të mirë… Por,sot shtatë vjet pas,Kosova nuk është shteti që të gjithë ne e deshtëm,nuk është shteti që të gjithë ne e ëndërruam,nuk është shteti që i plotëson as për së afërmi kërkesat e qytetarëve të saj.

Shtatë vjet pas,Kosova është shtet por pa sovranitet,shoqëri pa barazi,është i vetmi vend në Europë qytetarët e të cilit nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza,është vendi më i varfër në Europë,vendi ku një pjesë e popullatës jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë bukë për të ngrënë,vendi ku shumë fëmijë në vend se të jenë në bankat shkollore si bashkëmoshatarët e tyre i sheh të bredhin rrugëve duke kërkuar lëmoshë,apo duke bërë punë të ndryshme sa për të siguruar mbijetesën për vete dhe familjet e tyre. Është e dhimbshme teksa sheh sot shumë familjarë të dëshmorëve pa mbështetje institucionale,te lënë në harresë e në mëshirën e fatit,është e dhimbshme teksa sheh sot shumë veteranë të luftës pa një vend pune,me kushte të mjerueshme jetese,është e dhimbshme që sot akoma janë të zhdukur edhe rreth 1000 qytetarë të Kosovës,dhe edhe

Më Shumë

Përvojë unike 360 gradë, publikohen pamje nga skena gjigante e Eurovisionit

Transmetuesi suedez SVT ka zbuluar skenën mbresëlënëse në Malmö Arena, në të cilën do të interpretohen 37 këngët e Eurovision Song Contest, i cili...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit