18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Ushtarët amerikanë dhe kosovarë i bën bashkë ushtrimi në Prizren(Foto)

Garda Kombëtare e IowaS (IANG) nga SHBA dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), sot po qëndrojnë në Prizren, ushtarët bashkë do të zhvillojnë një punëtori, njofton Klan Kosova.

Qëllimi i saj është të simulojë një seancë të planifikimit strategjik për operacionet e paqes nga perspektiva e korrikut 1999 në Kosovë.

Ceremoninë e hapi Ismet Dema, prorektor i Universitetit “Ukshin Hoti”, i cili tha se 12 qershori i 1999-së është një ngjarje e paharruar që e ka ndarë jetën dhe vdekjen, e rol të madh sipas tij ka luajtur KFOR-i që vendosi paqe.

Këtu foli edhe Mark Besking koordinatori i kësaj punëtorie, ai iu tregoi ushtarëve historinë e Kosovës dhe iu sqaroi punët që ata do të bëjnë.

Ushtarët amerikanë dhe ata kosovarë u shprehën të bindur se pas këtij ushtrimi, do të marrin shumë mësime e do të kenë mundësi edhe të shkëmbejnë përvoja mes vete.

Kjo është një nga ngjarjet thelbësore akademike për vizitën e Gardës Kombëtare të Ioëa dhe bashkëpunimit me Forcat e Sigurisë së Kosovës, në vjeshtë 2019.

Ushtarët kanë për të zhvilluar planifikimin për çështje specifike mbi sfidat me të cilat përballen paqeruajtësit në 120 ditët e para të një operacioni paqeje – nga rivendosja e shërbimeve thelbësore, kthimi i refugjatëve, të drejtat e njeriut, krimet e luftës, ndihma humanitare, drejtësia civile e të tjera.

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Lajmet e Fundit