22.7 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Ushtarët nuk janë zgjidhja

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, Fitues i Çmimit Nobel, ka folur rreth situatës kaotike në Turqi, pas tentativës së ushtarëve për grusht shteti ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoan.

Ai ka thënë se ushtarët nuk janë zgjidhja e problemeve të Turqisë.

“Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, që shkaktoi shumë viktima, edhe mes civilëve, gjatë përplasjeve që ndodhën natën e të premtes, më shkakton një dhimbje të thellë”.

“Edhe unë, ashtu si miliona qytetarë turq, natën e të premtes kalova orë të tëra përpara televizorit, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e grushtit të shtetit, dhe rezistencën që iu bë prej rrjeteve televizive”.

“Edhe unë i përqendruar, bashkë me miliona telespektatorë të tjerë, në tentativën për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë”.

“Dua të them se unë kam një besim të plotë te demokracia. Pastaj, për shumë arsye të ndryshme, unë jam kritik ndaj Qeverisë aktuale të AKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Megjithatë, dua ta them me shumë qartësi se grushtet ushtarake të shtetit nuk janë kurrë një zgjidhje për problemet e Turqisë”.

“Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh ‘të suksesshëm’, dhe katër ‘të dështuar’… Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdha, dhe njerëzit edhe më të pakënaqur. Kështu që, ndihem i lehtësuar që, partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit. Sepse, e ardhmja e Turqisë është te demokracia e plotë”, ka shkruar Pamuk në mesazhin e tij. / Bota.al

Më Shumë

Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri – arrestohet në Morinë 28-vjeçari nga Prizreni

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë një shtetas nga Prizreni, pasi në automjetin e tij u gjetën një armë zjarri dhe municion...

Dragashi, bashkëfinancues i edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Dragashit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren, një ngjarje akademike që synon të promovojë...

Lajmet e Fundit