21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Ushtria somaleze thotë se të paktën 100 luftëtarë të al Shabaab janë vrarë në përleshje

Ushtria somaleze dhe aleatë të klanit kanë vrarë të paktën 100 luftëtarë të Al Shabaab në përleshjet e rënda në rajonin qendror Hiran.

Kështu tha të premten e 4 nëntorit ministria e Mbrojtjes, disa ditë pasi dy bomba vranë të paktën 120 njerëz në kryeqytet.

Al Shabaab, mori përgjegjësinë për dy makina bomba që shpërthyen jashtë ministrisë së Arsimit në Mogadishu më 29 tetor, incidenti më vdekjeprurës që nga koha kur një kamion bombë vrau më shumë se 500 njerëz në të njëjtin vend pesë vjet më parë.

Grupi islamik ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz në bombardime që nga viti 2006 në luftën e tyre për të rrëzuar qeverinë qendrore të Somalisë të mbështetur nga perëndimi dhe për të zbatuar interpretimin e ligjit islamik.

Al Shabaab ka qenë nën presion që nga gushti, kur presidenti Hassan Sheikh Mohamud filloi një ofensivë të bashkërenduar kundër tyre.

Luftimet u zhvilluan në fshatrat Garas Magan dhe El Hareeri të enjten, tha zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes Abdullahi Ali Anod.

Fotografitë që tregojnë trupat e shumë luftëtarëve të dyshuar të al Shabaab u shpërndanë në një kanal Telegram të lidhur me ushtrinë kombëtare të premten.

Më Shumë

Bashkimi shënon fitore bindëse në ndeshjen kontrolluese ndaj Vëllaznimit

Bashkimi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra prizrenase triumfoi bindshëm ndaj Vëllaznimit me rezultat 92:55,...

Gruaja në Rahovec denoncon burrin për dhunë psikologjike – arrestohet i dehur

Një rast i dhunës në familje është raportuar herët në mëngjesin e sotëm në Rahovec, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për...

Lajmet e Fundit