11 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku

(Tregim)
Në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po kthehej për në Zvicër bashkë me familje. Ishin njëzet ditë të çmalljes sonë, edhe pse jetën po e preknim me drojë nga pandemia e mallkuar. Në fakt ne tradicionalisht sëmundjet i kemi pagëzuar me emra përkëdhelës për ta zbutur mllefin e tyre, po, nese virusi ka dale nga mendja dhe dora e njeriut, qofshin të mallkuar. E, nëse me të na ka ngarkuar Perëndia, qoft e shkuar sa më shpejt. Atje, im bir, jeton dhe punon që sa vite.

Isha i mërzitur dhe kokëulur po zbrisja nga holi i katit të dytë. E si të mos mërzitesha tash që jam në moshë. Po mendoja: E rrita një tufë fëmijë, i edukova sa munda më mirë, ua mundësova ta kryejnë fakultetin me kafshatën e siguruar nga puna në arsim dhe më në fund ky investim fluturoi bashkë me ta në Perëndim. Nipërit dhe mbesat po rriten pa i parë. Po plaken dhe djemtë bashkë me nuset e tyre. Tërë jeta në kurbet! Sa dhimbje, sa vaj, sa mallë, o Zot!

Në shtëpitë e rregulluara mirë kanë mbetur vetëm një plak e një plakë, ose vetëm njëri. Asnjë zë fëmiu … as të qeshur, as të qarë. E për kë i ruajmë me xhelozi përrallëzat, gjëegjëzat, për kë thahet prehëri ynë?!
Po me ninullat ç’ do të bëjnë gjyshet? Do t’i luhatin ato në djepat e zbrazur, të mbetur relike !

Po kur kalon kjo stuhi, vjen një prehje për ne pleqtë: “Më mirë po ia qajmë vetes mallin se t’ua qajmë djemve hallin”.

E ku t’ua qajmë hallin ne të mbetur kruspull mbi shkop, ne me bebëza të shkyera dhe shikim kah dyert e oborrit, mos po vjen dikush nga djemtë; ne që më shumë hamë medikamente se bukë; ne që përshpërisim listën e anëtarëve të familjes edhe pse nuk i kemi pranë; ne që ua thejmë nga një pjesë bukë thuase janë në sofër me ne; ne që e harrojmë nga një kafshatë në tryezë dhe themi “Medet e paskemi dikë të uritur”; ne që ngazëllehemi dhe tronditemi kur rrah zilja e telefonit; ne që flejmë me of !- e zgjohemi me of-of!

Ende po i fshija gjurmët e lotëve, duke i ndërruar hapat plumb të rëndë, kur në fund të shkallëve një çift të rinjësh po vinin drej meje. Nuk i njihja. Pasi i piketuam shikimet, pashë që zonja pa e hequr shikimin nga unë, i përshpëriti diçka në vesh të shoqit. Kur më shikuan që të dy përnjëherësh, e kuptova se po më njihnin, por unë vazhdova shkujdesur. Kur u afruan që të dy, si në kor e kishin akorduar përshëndetjen:
-Mirëdita, profesor!
-Mirëdita…- ua ktheva unë.
-A po më njeh?- më pyeti zonja e tëra në buzëqeshje.

Unë i rrudha krahët dhe nuk fola fare. U mundova ta ktheja shiritin e kujtesës pas, por nuk munda të fikësohesha as në kohë, as në vend, as në personalitete.

-Më falni!- u thashë, tiparët e fytyrës janë ruajtur diçka, po megjithatë… Pastaj, maska të padukshme ka pasur gjithnjë, po këto të dukshmet po na e fshehin gjysmën e fytyrës.
-Unë, profesor e kam pasur pesën (këtë fjalë e tha me një emfazë të theksuar) më të madhe në klasë – tha zonja duke u munduar të më ndihmonte sadopak me këtë nyansë krenarie.

-Nuk e di sa të madhe e ke pasur pesën, por kanë kaluar mote e mote dhe kujtesa më është zbehur. Nuk e bëj këtë nga mendjemadhësia. Ju faleminderit që më njohët dhe më përshëndetët. Ju tash jeni një zonjë dhe ky një zotri larg kohës kur uleshit para meje në bankat e shkollës.

U prezentuan me emra dhe pasi kishim kohë, ata edhe një orë e gjysmë deri në fluturimin e aeroplanit, ndërsa unë, kur të doja kthehesha me veturë për në Prizren, më propozuan që ta pinim nga një kafe së bashku. E ku refuzohet kafeja e miqve e sidomos e ish-nxënësve që kurrë nuk e lënë pa të përkujtuar diçka nga jeta shkollore.
Derisa banakierja na i solli kafetë, ne e vazhduam bisedën protokolare duke pyetur njëri tjetrin për shëndetin, për punën, për familjen.

-Unë- tha zonja, quhem Qiellzana, ndërsa bashkëshorti im Fluturim.
Fluturim Shpejti. Jemi të martuar dhe ende nuk kemi fëmijë. Im shoq punon në Gjermani, ndërsa unë punoj si arsimtare në Prizren. Ende nuk kemi marrë vizë për bashkim familjar. Erdha ta përcjellë. Kështu e paskemi pasur fatin ne dhe tërë rinia e sotme shqiptare.
– Eh, profesor!- tha Fluturimi. Dikur në klasën e dytë të gjimnazit udhëtoja me aeroplan letre drejt Qiellzanës, ndërsa sot fluturoj me aeroplan metali larg saj. Sa e ëmbël ishte jeta atëherë edhe në varfëri e sa e rëndë sot, edhepse kemi më tepër pasuri. Nëse ju kujtohet kur ju po spjegonit mësimin, unë e konstruktova një aeroplan prej letre dhe brënda tij shënova një tekst: “Zemra ime po fluturon drejt zemrës sate, nëpër qiell, moj Qiellzanë! E di edhe qielli sa të dua…” dhe e hodha drejt saj. Nuk e di, dashuria të bën të marrë. E fluturova drejt saj thuajse vetë isha pilot me përvojë. Qiellzana rrinte në bankën e parë, ndërsa unë në të fundit. A nuk qe konstrukti i mirë, a nuk i rregullova mirë koordinatat, apo zemra nuk e zbatoi telekomandën mirë, nuk e di, por aeroplani im pa pilot, si me turp, ra para këmbëve tuaja. Ju e morët e lexuat dhe e futët në ditar. Dihej tashmë nisja dhe destinacioni i tij. E shikove Zanën, ndërsa ajo e kuptoi se për ku ishte nisur aeroplani. U skuq, u rrudh dhe u bë një grusht vajzë. Veç sa nuk shpërtheu në vaj. Do të donte të mos ishte aty atë çast dhe nuk më foli disa ditë në vazhdim. Kur mbaroi ora e mësimit, ju ma dhatë “aeroplanin” dhe më thatë: “Nuk ishe pilot i mirë”.

Menjëherë m’u kujtuan vargjet e ngjajshme të lexuara nga poeti fatkeq Frederik Reshpja. Por nuk ia përmenda këtë emër për ta ruajtur origjinalitetin e tij. Vetëm vazhdova:
-Ju që atëherë e paskëshit nisur “sherrin”- i thashë.
-Që atëherë e kemi nisur sherrin e rinisë dhe hajrin e pjekurisë, por patëm dhe më tutje halle të mëdha.

– Ishim në vitin e katër të gjimnazit, -vazhdoi Zana. Bashkëshorti im ishte në klasën përbri. S’di për shkaqe rirreshtimi të paraleleve atë e vendosën në klasën tjetër. Duheshim dhe nuk e patëm fshehur asnjëherë. Nuk na dilnin as pesë, as dhetë minuta pushim. Ndonjëherë dhe vonohesha, ndonjëherë mezi ndaheshim te dera e klasës. Na mbetej diçka pa ia thënë njëri-tjetrit. E ku soset arsenali i fjalëve të dashurisë! Fillova të ngecja në mësime, por e ruajta megjithatë nivelin e mirë që e kisha. Në fund të vitit shkollor na doli një problem që nuk i gjenim zgjidhje. Familja po përgatiteshin që të më fejonin për një djalë që ata thoshin se ishte i pashëm, i shtëpisë së mirë, që i vijonte mësimet në fakultet e plot lavdërime të tjera. Kish ardhur në shtëpinë tonë dhe unë nuk i shtija sy për asgjë. Por unë kisha dashurinë time. Ajo ishte më e mira në botë. Planifikonim që në vitin e dytë të fakultetit të fejoheshim. Nuk u thashë prindërve “jo”, por as “po”. Nuk guxuam ta kundërshtonim babain as nëna, as unë, as vëllai më i vogël, që ishte tre vjet më i ri se unë, se ishte i rreptë. Nuk pati guxim as ky “trimoshi” im që unë e kisha zgjedhur dhe thoja se fluturon si fajkua për mua.

Babai ishte polic në detyrë, polic në shtëpi. Ai menjëherë do të thoshte “Si është e mundur që bija ime t’i injorojë prindërit! Kaq e re e ka menduar për punë të tilla; po na e punon pas shpine e ne nuk dimë me kë është lidhur”. Dhe erdhi dita kur shkuesit do të vinin në orën një të ditës për ta marrë dorën për fejesën time. O Zot, më ndihmo!-thashë. Nuk bëja vend e gjora. Atë ditë unë erdha në shkollë. Isha vetëm me trup aty. E humbur krejt. Mendoja si ta gjeja shpëtimin. Unë do të arratisesha para apo pas martese, po me plotë telashe për familjen dhe për mua. Pas martese çfarë do t’i sillja të dashurit tim? Do të shkoja si një mollë e zgrapur! E familjes sime dhe asaj të të dashurit?
Kur ju po hynit në klasë, s’di a ju kujtohet, u ndava nga Fluturimi dhe ju kërkova leje për një moment. Ju më pritët me ëmbëlsi dhe më pyetët se çfarë problemi kisha. Dhe unë e zënë në frymë “Profesor, të lutem më ndihmo. Në ty kam besim. Në orën një vijnë shkuesit për ta marrë dorën për fejesën time. Unë, tashmë e di, e dua Fluturimin. Si ta pengoj këtë fejesë? Më janë mbyllur shtigjet. Më ka shkuar mendja te vetëvrasja.”
Ma vure dorën mbi supe dhe më the që të qetësohesha. Kur unë u mbusha frymë dhe disi erdha në vete, ju më pyetët se a kisha telefon në shtëpi. Unë ju thashë se nuk kam. Pastaj më pyetët se a kisha ndonjë motër, apo vëlla. Ju thashë se e kam një vëlla më të vogël që është në klasën e parë gjimnaz dhe tash është në mësim. Vrapo e thirrma!- më the.
Sa hap e mbyll sytë erdha bashkë me vëllain.

Të kesh kujdes! – i the vëllait. Unë t’i arsyetoj mungesat e ti shko në shtëpi. Kur të vijnë miqtë (shkuesit a msitët, si i thuani ju), ti hyr brenda. Përshëndeti dhe vetëm thuaj babait: “Baba, të lutem, mos e fejo motrën! Ajo e do një tjetër. E ke dërguar në shkollë…”Dhe dil e eja në shkollë. Më vonë ai qetësohet dhe nuk të ndëshkon. Me kaq ti punën e kryen. Të keshë guxim! Ke përgjegjësi ndaj motrës dhe ndaj meje.
-Orën vijuese -thashë unë, misioni qe kryer?
-Unë erdha para derës së klasës dhe duke u përulur ju falenderova: “Ju falemindeit, profesor! Ju e shpëtuat një dashuri…” Dhe më shpëtuan lotët, prapë. Fytyra më shkëlqente si kohë me pak pluska shiu e me shumë rreze dielli.

Më kërkuan falje që po më lodhnin me këto kujtime, por unë u thashë se me këto po më freskonin dhe po më kthenin në kohën e vlugut të punës. Bëtë mirë që për një çast më larguat nga mërzia, se edhe unë sapo e përcolla djalin me familje për në Zvicër. Poashtu po më vjen mirë që ju kam trajtuar si subjekte me nevoja që i ka rinia, si të isha prind i juaj.
-Për këtë ngjarje unë shkrova në një hartim me shkrim në gjuhë dhe letërsi shqipe, kur kishim temë të lirë dhe isha notuar me notë pesë – tha Fluturimi. Por më ka mbetur në kujtesë hartimi i shokut tim të klasës, Ylli Hotit. Ai nuk kishte shkruar asgjë. Vetëm kish shkruar “Profesor, unë nuk jam në klasë. Jam në Mars. Ylli”. Ju i korrigjonit hartimet shpejt. Kur erdhët në klasë dhe i shpërndatë fletoret e hartimeve, iu drejtove Yllit:
“-Hë, Ylli, ke ardhur nga Marsi? Kur erdhe? Me çka? Me anije kozmike? Po si, mor Yll, si shkon Ylli në planet, a deshe ta djegësh?! Njerëzimi po mundohen të shkojnë atje për të jetuar e ti po fshihesh nga hartimi me shkrim.

Ish notuar me notë të dobët dhe kur e morëm vesh tërë klasa qeshëm e qeshëm sa thamë se plasi tavani.

Në këto momente erdhi koha për t’i kryer formalitetet e fluturimit. U shkëputëm nga një kohë e ëmbël dhe erdhëm në këndejkohësi. Fluturimi po fluturonte si një shtërg larg atdheut me një peng gjithënjë: zemra e tij të fluturojë te e Qiellzanës dhe një ditë, sa më shpejt, ta bëjnë bashkimin familjar. Por vendlindjen mos ta harrojnë.
Fluturim të rehatshëm, Fluturim!

Më Shumë

Parker mposht Chisoran, i afrohet luftës për titull bote

Zelandezi Joseph Parker e mori veten pas një nokdauni që mori në 10 sekondat e para të luftës, duke e mposhtur me pikë pas...

Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes

Ponte Prizreni ka dalë me komunikatë pas ndërprerjes së ndeshjes ndaj Pejës, që ishte e fundit e gjysmëfinales në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi...

Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona dje në rrugën “Shkëndija” në Suharekë. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të...

Haskuka: Jemi duke e pritur drejtësinë e vonuar për vrasjen e ‘Drinit’

Me rastin e shënimit të 21 vjetorit të vrasjes tinëzare të Ekrem Rexhës - komandant Drinit, kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka së...

22 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Sot bëhen 22 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit. Agani u vra me...

Goditet një këmbësor në Prizren

Një këmbësor është goditur nga një veturë në mesditën e së hënës në rrugën “Nazim Buduri” në Prizren. Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar...

Drejtoresha e një shkolle në Florida rrah nxënësen me dërrasë për prishjen e një kompjuteri

Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi dëmtoi një kompjuter të shkollës. Videoja që...

ASK: Regjistrimi i ndërmarrjeve ekonomike, rritje për 2.54 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar repertorin statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë të këtij viti, ku thuhet...

Prizren, aksident mes një automjeti dhe një biçiklete

Në rrugën "Xhevat Berisha" të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti dhe një biçiklete, raporton PrizrenPress Në raportin 24 orësh të Policisë...

Dënohet Rizan Hoxhaj që mori para në emër të burrit të prokurores nga Prizreni,Ervehe Gashi

Gjykata e ka shpallur fajtor të akuzuarin, Rizan Hoxhaj për kryerjen e veprës së ushtrimit të ndikimit në rastin e burrit të prokurores së...

Zjarr në një shtëpi në Malishevë, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrit në një shtëpi në Malishevë, ku si pasojë një person është lënduar. ku në...

Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Barcelona insiston për Neymarin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i vendosur për ta transferuar sulmuesin brazilin Neymar pas përfundimit të këtij edicioni, ka shkruar sajti spanjoll “RAC...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Kremtohen sot Pashkët Ortodokse, besimtarët rikthehen në Kisha

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë sot ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të...

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të...

Lajmet e Fundit