9.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kadare i sinqertë: Kam duartrokitur dhe gjëra që s’duheshin duartrokitur

I sinqertë, shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare, në një bashkëbisedim me lexues në Vlorë, ka treguar se dy qytetet që kanë lënë shenjë në jetën e tij letrare janë Gjirokastra, qyteti i tij i lindjes dhe Vlora.

Shkrimtari më i rëndësishëm shqiptar, pas Kavajës, ka ndërmarrë një tjetër udhëtim për të takuar lexuesit. Bashkë me Helenën, shkrimtaren dhe bashkëshorten e tij, ai flet hapur me lexuesit, duke u treguar edhe i ashpër me veten.

Gjatë bisedës së bërë në Vlorë, duket sikur iu drejtohet shqiptarëve të jenë më zemërgjërë me njëri-tjetrin. Sikur, nga lartësia e karrierës, talentit dhe moshës së tij (tashmë 85 vjeçar) iu kërkon të jenë më tolerantë. Të gjithë gabojnë. Edhe unë kam gabuar, rrëfen ai.:”…Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Kadare. Duket se Vlora, ashtu si dhe Gjirokastra, janë dy qytete që e bëjnë shkrimtarin të jetë vetvetja e të jetë i vërtetë e i sinqertë. Janë fuqi magjike, që i madhi Kadare, duket se ka vendosur t’ua japë këtyre dy qyteteve të mrekullueshme shqiptare: Gjirokastrës mes gurëve, dhe Vlorës, buzë detit Jon.

Vepra “Kronike në gur” nxori në pah qasjen e Kadaresë mbi Fëmijërinë dhe ndjesitë e tij të vegjëlisë që u ruajtën dhe u hodhën në fletë.

“Gjirokastra është qyteti ku kam lindur. Çdo qytet i lindjes së një shkrimtari ka pjesë në fatin e tij, ka pjesë që do apo s’do aji, ka pjesë në kujtimin që lë pas, vepra e tij ka pjesë të këtij qyteti se s’bën do apo s’do ai kështu që edhe unë s’bëj përjashtim pavarësisht se sa e pranoj. Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta”, tha Kadare.

Kadare shtoi se Vlora është një qytet që ka luajtur rol në mendjen e tij, në veprat dhe në përfytyrimet e tij në gjërat e mëdha që ka besuar.

“Vlora ka qenë e rëndësishme për mua në mënyrën më të komplikuar. Sikurse qyteti i im i Gjirokastrës që po ta lexoni në librin tim që kam shkruar “Kronikë në gurë” nuk del simpatik në këndvështrim të parë, por si del se di. Por ama ai është qyteti im, unë jam i lidhur me të, jam i pandarë prej tij unë nuk kam shkruar për ta bërë atë ta ngre lart apo ta ul poshtë. Unë kam shkruar për atë qytet si qyteti ku kam lindur ku kam rrënjët e mia. Prandaj kurdoherë që bie ndonjëherë që kam rast të takoj qytete të ngjashme me qytetin tim që kanë luajtur po atë rol në jetën time jam gjithmonë me ndjesi të ngritura me ndjesi të ngritura për të thithur gjithçka nga ky qytet. Vlora është një qytet që ka luajtur rol në mendjen time, në veprat e mia në përfytyrimet e mia në gjërat e mëdha që kam besuar, që kam shtyrë nga vetja ime. Kështu që këto nuk janë fjalë që mund ti thosha në çdo qytet dhe në çdo rast i them këtu me një sinqeritet të madh pa fshehur asgjë duke ditur se janë dhe fjalë të rrezikshme disa herë. Se di të them se Vlorën e kam dashur më ka dashur, dhe kur të ngriheni hu të thoni zoti shkrimtar s’është kaq rozë gjendja ne kemi rezerva për ju kemi dashur por dhe s’ju kemi dashur kemi pasur pyetje enigma”, shtoi Kadare.

Ai foli edhe për lidhjen që ka çdo shkrimtar me lexuesin. Kadare (lindur në Gjirokastër, më 1936) është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe ese. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Një pjesë nga bashkëbisedimi i Ismail Kadaresë me lexues në Vlorë:

Duke qenë se Vlora është jo vetëm qytetit i historisë por edhe i letërsisë si e shikon Vlorën që kthehesh pas kaq kohësh?

Kadare: Ç’më bëre një pyetje të vështirë! Mua më duken të gjitha pyetjet të vështira.

Një lexuese: Ne na ndodh shumë rrallë që të kemi njerëz që kanë krijuar epokë, ne jetojmë epokën por kur kemi krijuesit e epokës ndihemi shumë mirë. Para shumë vjetësh keni pasur një bisedë me disa lexues kam futur mik pas miku derisa miku i familjes time dhe i përbashkët ka thënë ju lutem takojeni atë vajzë. Unë s’munda tu takoj ju por kam telefonuar bashkëshorten tuaj Helena dhe aty kam marrë autograf që e ruaj dhe sot. Pa e pohuar, themi me vete gjithmonë pyetjen çmendon lexuesi për këtë që shkrova unë, për këtë libër për mua. Prandaj kur jemi midis jush jemi sitë thuash… çfarë keni pse jeni të shqetësuar. (janë kameramanë thotë dikush tjetër)

Pyetje: Jeni larguar i ri nga Gjirokastra por si ka qenë fëmijëria juaj në Gjirokastër, çfarë kujtimesh keni dhe si kanë ndikuar?

Kadare: Gjirokastra është qyteti ku kam lindur. Çdo qytet i lindjes së një shkrimtari ka pjesë në fatin e tij, ka pjesë që do apo s’do aji, ka pjesë në kujtimin që lë pas, vepra e tij ka pjesë të këtij qyteti se s’bën do apo s’do ai kështu që edhe unë s’bëj përjashtim pavarësisht se sa e pranoj. Edhe unë mund të jem ndonjëherë në një dell jo të mirë që të kundërshtoj gjëra që nuk kundërshtohen ose të duartrokas gjëra që s’janë për tu duartrokitur. Mund të bëj gabime njerëzore sepse i falen njeriut. Midis jush jam, dëshiroj të je mi hapur i sinqertë i çiltër, megjithëse këto fjalë që thashë s’janë të lehta.

Është më mirë të jesh i pahapur i mbyllur, jo fort i çiltër, sepse e zotëron më mirë bisedën por ja që këto janë koncepte morale që kanë lidhje me tërë historinë njerëzore por s’jemi këtu për ti parë dhe rishqyrtuar. Jam i gëzuar që jam midis jush, midis një trualli të vërtetë ku vete libri u bë, kujtimi ynë fama jonë si shkrimtarë , e mirë ose e keqe, e merituar ose jo fort e merituar deri në fund etj.

Çdo shkrimtar do ishte fort i metë nga mendja të mos përfitonte dot nga kjo gjë, mirëpo nuk është fort e lehtë të përfitosh. Mund ta kuptosh gabim një takim letrar që të adhurojnë sit ë thuash sepse lexuesi është një adhurimtar i madh dhe luan një rol të madh në zhvillimin e çdo letërsie kombëtare në botë dhe është padyshim në letërsinë tonë që ëndërron mëton të hyjë në Evropë.

Pyetje: Si është Vlorë brenda jush atëherë dhe tani?

Kadare: Vlora është një qytet i madh i rëndësishëm kryesor, dhe për një shkrimtar qytetet që kanë, meritojnë këto epitete kanë një rëndësi shumë të madhe për formimin e tyre për jetën e tyre për veprën e tyre. Për jetën fatlume të veprës së tyre ose fatkeqe të jetës së tyre sepse lexuesi ashtu siç të jep gëzim, zjarrmi për të jetuar po ashtu ta merr atë të jep të kundërtën. Pavarësisht se nuk e thotë direkt por ka mënyra të ndryshme që lexuesi e shpreh distancën me shkrimtarin.

Ne i ndjejmë, ndjesia e shkrimtarit është e jashtëzakonshme por ajo nuk shprehet kollaj me fjalë. Pjesa më brilante e një letërsie është ajo që nuk thuhet. Edhe shkrimtarët e kanë të vështirë të shpjegojnë marrëdhëniet me lexuesin është një enigmë e tërë. Lexuesi është gëzimi i tyre por edhe hidhërimi i tyre, sepse ata e ndiejnë kur lexuesi është ftohur me ta dhe si do më. Dhe kjo është një gjë nga ata që thonë inshallah të mos ndodhë.

Vlora ka qenë e rëndësishme për mua në mënyrën më të komplikuar. Sikurse qyteti i im i Gjirokastrës që po ta lexoni në librin tim që kam shkruar “Kronikë në gurë” nuk del simpatik në këndvështrim të parë, por si del se di. Por ama ai është qyteti im, unë jam i lidhur me të, jam i pandarë prej tij unë nuk kam shkruar për ta bërë atë ta ngre lart apo ta ul poshtë. Unë kam shkruar për atë qytet si qyteti ku kam lindur ku kam rrënjët e mia. Prandaj kurdoherë që bie ndonjëherë që kam rast të takoj qytete të ngjashme me qytetin tim që kanë luajtur po atë rol në jetën time jam gjithmonë me ndjesi të ngritura me ndjesi të ngritura për të thithur gjithçka nga ky qytet.

Vlora është një qytet që ka luajtur rol në mendjen time, në veprat e mia në përfytyrimet e mia në gjërat e mëdha që kam besuar, që kam shtyrë nga vetja ime. Kështu që këto nuk janë fjalë që mund ti thosha në çdo qytet dhe në çdo rast i them këtu me një sinqeritet të madh pa fshehur asgjë duke ditur se janë dhe fjalë të rrezikshme disa herë. Se di të them se Vlorën e kam dashur më ka dashur, dhe kur të ngriheni hu të thoni zoti shkrimtar nuk është kaq rozë gjendja ne kemi rezerva për ju kemi dashur por dhe s’ju kemi dashur kemi pasur pyetje enigma./Shqiptarja/

Më Shumë

Fondacioni Golden Eagle ndan 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Bajselmani

Fondacioni Golden Eagle ka ndarë 10 mijë Euro për trajtimin mjeksor të ish-ushtarit të UÇK-së, Bajram Bajselmani. Ky akt bujar nga Fondacioni Golden Eagle shkon përtej vetëm dhënies...

“Mat Moto” sjell motoçikleta elektrike

“Mat Moto” nga Mitrovica sjell motoçikleta elektrike! Koha e mbajtjes së baterisë: Nga 27 deri në 50 km. Për 3 veta. Kapaciteti i ngarkesës:...

Lajmet e Fundit