6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Vajza nga Rahoveci që jeton për futbollin! Mësoni historinë e saj interesante!

Për çdo ditë dëgjojmë histori të ndryshme të të rinjve të pasionuar për futbollin por rrallë herë ndodh që të dëgjojmë se një vajzë mund të jetë aq e pasionuar rreth sportit më magjik në botë futbollit.

E tillë është futbollistja e re Albina Krasniqi nga Rahoveci e lindur 11 dhjetor 2000 e cila është futbolliste e KFF 13 QERSHORI. Albina luan pozitën e mbrojtëses së djathtë. Në vijim lexojeni historinë e saj për pasionin e saj futbollin dhe për atë sesi ajo i ka mposhtur paragjykimet se futbolli është sport vetëm për meshkujt.

Albina Krasniqi është një nga shpresat e mëdha të futbollit femëror kosovar dhe në ardhmen pritet të arrij në nivele të larta në sportin e saj që e ka pasion, pra futbollin.

“Familjarët më tregojnë që edhe gjatë kohës kur jam në gjumë, flas për futbollin,për stërvitjet dhe arritjet e mia. Për mua, futbolli është më tepër se pasion,, me një fjalë është jetë, futbolli është bërë pjesë e pandashme e ditëve të mia dhe jetës sime. Pjesën më të madhe të kohës e kaloj në stërvitje, plot 6 orë në ditë . Luaj kudo, në fushën e ekipit, në rrugë, në shtëpi, si dhe me djemtë e lagjes. Ne fillim, më është dashur të përballem me paragjykime nga më të ndryshmet dhe është dashur që të punoj shumë me veten për t’ua dëshmuar atyre të kundërtën , duke i mposhtur ata që më paragjykonin pse një vajzë si unë të luaj futboll dhe paragjykimet e tyre boshe”, thotw Krasniqi.

“Asnjëherë nuk do ta kuptoj se, si është e mundur që ne vajzat të punojmë shumë më tepër për diçka, të cilën djemtë e marrin vetëm pse i takojnë gjinisë mashkullore. Gjatë tërë këtyre viteve kam mësuar diçka, duhet të punosh fort, në mënyrë që ta bindësh veten se vlera jote është shumë e madhe. Pa e vlerësuar veten, nuk ke pse pret të të vlerësojnë të tjerët, sepse nuk do ta bëjnë kurrë”, thekson Albina.

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit