Vajzat dhe gratë e VV-së në Prizren vizitojnë Qendrën Strehimore për Gra dhe Fëmijë

Vajzat dhe Gratë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Prizren, vizituan sot Qendrën Strehimore për Gra dhe Fëmijë në kuadër të ditëve kundër dhunës në familje.

“Aty pritja ishte shumë e mirë dhe e ngrohtë ku edhe i dhuruam njëra-tjetrës disa gjëra simbolike por me rëndësi të madhe sepse dëshironim të tregonim se kjo Strehimore e ka rëndësinë e veçantë si për neve ashtu edhe për shtetin tonë”, thuhet në njoftim.

“Dhuna në familja nuk arsyetohet në asnjë mënyrë dhe duhet të luftohet nga e gjithë shoqëria e jonë, prandaj edhe Qeveria jonë ka bërë përpjekje serioze për t’i ndaluar këto dukuri negative”.

“Ne jemi kundër dhunës në familje dhe do të jemi gjithmonë. Fuqishëm kundër kësaj dukurie dhe për punë serioze për këtë çështje”./PrizrenPress.com

Më Shumë

Nga 30 ditë paraburgim për nënë e bir të dyshuar për vrasjen në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit