5.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Varfëria faktori kryesor i emigrimit

Në kuadër të shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës, Kolegji ISPE ka prezantuar të gjeturat e një hulumtimi shkencor mbi faktorët që kanë ndikuar në ikjen ilegale të qytetareve të Republikës së Kosovës për në vendet e Bashkimit Evropian.

Studentja e Kolegjit ISPE, Delvina Rexhepi, tha se ideja për realizimin e një hulumtimi të tillë ka ardhur si pasojë e të qenit dëshmitar dhe vrojtues i të fenomenit të ikjeve masive të qytetarëve të Kosovës nga vendi, në nje kohë kur vendi tani me është i Pavarur.

“Situata e krijuar na ka shtyre qe nje grup i studenteve Master nga Kolegji ISPE të merret seriozishtë me faktoret qe kanë ndikuar në ikjet ilegale”.
Sipas statistikave të prezantuara nga Petrit Gashi qe ishte edhe Koordinator i projektit tha se, në këtë hulumtim janë përfshirë 315 respodent, me rreth 11 komuna të Kosovës. Sipas këtij hulumtimi varfëria, mungesa e perspektivës dhe zhvillimi i ultë ekonomik janë faktorët kryesor që kanë detyruar qytetarët e Kosovës të ikin nga vendi, e disa nga ta t’i lënë edhe vendet e punës për të kërkuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

“Rreth 57 për qind e të anketuarve sipas këtij hulumtimi thonë se kanë humbur shpresat se në Kosovë do të bëhen ndryshime pozitive, në të mirë të qytetarëve të vendit, ndersa nje pjese e tyre ende besojnë se është nje politik e fshehtë e BE-së pasi ende kanë nevojë per fuqi punëtore”, tha ai.

Po ashtu pjesa më e madhe e të anketuarve e konsiderojnë Gjermaninë si destinacionin më të preferuar për migrim, derisa shtetet tjera të BE-së janë më pak të preferuar për qytetarët e Kosovës. Të anketuarit po ashtu kanë fajësuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka punuar në parandalimin e ikjeveilegale, madje ka qënë vet e përfshire në të, përderisa konsiderojnë se shkalla e lartë e korrupsionit, instituicionet jostabile, sundimi i ligjit, mosperspektiva e të rinjeve janë faktorët kyç që po shkaktojnë vonesa në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Disa nga të anketuarit liberalizimin e vizave e shohin si mundësinë më të madhe për të punuar në vendet e BE-së dhe për të kerkuar azil, ndersa nje pjese e te anketuarve janë të gatshme të shesin pasuritë e tyre per të dale ne menyre të sigurtë ne vendet e BE-se duke kerkuar nje jete me te mire. Sipas këtij hulumtimi të anketuarit janë të bindur se zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës, janë disa nga faktorët që parandalojnë migrimin ilegal të qytetarëve drejt vendeve të BE-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Lajmet e Fundit