Varroset gruaja e vrarë nga burri në Prizren

 

Armenda Aliu mbeti e vrarë nga 15 plumbat e shtënë nga bashkëshorti i saj.

Ajo u vra të martën, rreth orës 23:00, në rrugën “Hysni Morina” në Prizren nga burri i saj.

Ndërsa, sot, shumë familjarë, miq e të tjerë, janë mbledhur në varrezat e Podujevës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit, të ndjerës që u vra në Prizren.

Ky krim tronditi mbarë opinionin, duke bërë thirrje për ngritjen e vetëdijes ndaj dhunës dhe vrasjeve të grave, për të cilat pati reagime edhe nga politikanët.

Burri i të ndjerës pasi kishte vrarë bashkëshorten, e kishte lajmëruar policinë dhe vëllanë për krimin makabër.

Më poshtë, pamje nga varrimi i Armenda Aliut në varrezat e Podujevës, te xhamia e vjetër.

 

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Zafir Berisha: Nait Hasani mbeti jashtë Kuvendit për shkak të kundërfushatës brenda PDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka reaguar lidhur me moszgjedhjen e Nait Hasanit deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Ai thotë...

Lajmet e Fundit