14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Varroset Suad Jamini

Mes familjarëve, miqve e kolegëve, iu dha sot lamtumira e fundit Suad Jaminit, basistit të rock-grupit kosovar ‘Jericho’, i cili vdiq të enjten mbrëma, raporton Express i KTV-së.

Mësohet se Jamini ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa deri tash nuk ka ndonjë informacion zyrtar për vdekjen e tij.

Lajmi për vdekjen e Suadit u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, ndërkaq të shumtë kanë qenë ata që kanë ngushëlluar familjen dhe janë shprehur të tronditur nga ky lajm.

Rok-grupi “Jericho” njihet për tekstet dhe muzikën e veçantë dhe çdoherë me mesazh të fortë.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë.

Më Shumë

Nënkampioni kundër kampionit

ProCredit Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante këtë fundjavë. Derbi do të jetë të dielën ndërmjet nënkampionit Bashkimit dhe kampiones, Trepça, njëherësh edhe vendi...

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Lajmet e Fundit