13.3 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Vazhdojnë rrënimet në Prevallë

Prevalla 2Prokuroria e Qarkut në Prizren, ka ngritur 18-të aktpadi për ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Prevallës, ku kanë nisur edhe rrënimet nga MMPH. Ditë më parë, në këtë institucion ka arritur edhe një kallëzim penal për drejtorin e urbanizmit, Sadik Paçarizi. Rrënime janë paralajmëruar edhe në zonën e parë historike të Prizrenit,shkruan rtk

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë vitit 2013 ka pasur mjaft punë. Sipas kryeprokurorit Sylë Hoxha, lëndët që kanë pasur prioritet, kanë qenë ato të korrupsionit. Një vëmendje e veçantë, i është kushtuar edhe lëndëve për ndërtime pa leje në Prevallë, bënë të ditur kryeprokurori. Sipas tij, nga 20 kallëzime penale, sa ka pasur për këtë çështje, janë ngritur 18-të aktakuza, ndërsa janë duke u shqyrtuar edhe dy të tjera.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar kryeinspektori i MMPH, Bedri Halimi, një kallëzim penal në prokurorinë e Prizrenit është ngritur edhe ndaj drejtorit të urbanizmit Sadik Paçarizi, ndërsa ky i fundit thotë se ka pranuar një kërkesë për tu paraqitur në prokurori.

Ndonëse rrënimi i ndërtimeve pa leje po vazhdon në fshatin turistik të Prevallës, MMPH ka paralajmëruar rrënime edhe në zonën historike të Prizrenit. Drejtori i urbanizmit, Sadik Paçarizi thotë se objektet janë të identifikuara, por ministria ende nuk është konsultuar për këtë çështje me institucionet lokale.

Për këto dhe çështje të tjera foli edhe dhe kryeprokurori, Sylë Hoxhaj.

“Gjatë vitit 2013 për lëndë të korrupsionit janë ngritur 138 kallëzime penale për zyrtarë të ndryshëm komunalë,nga Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe ndërmarrjeve të tjera të shërbimeve publike”, tha Hoxhaj.

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit