Vazhdon gjuetia pa leje në male të rajonit të Prizrenit

Gjuetia e jashtëligjshme në zonat malore që shtrihen në rajonin e Prizrenit gjatë muajve të fundit ka sfiduar institucionet përgjegjëse rreth përpjekjeve për ruajtjen e faunës së egër.

Kësaj situate, sipas autoriteteve kompetente pos gjuetisë pa leje, i ka kontribuar edhe degradimi i habitateve natyrore, sidomos pyjeve, kushtet e pavolitshme klimatike dhe menaxhimi joefikas i faunës së egër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si pasojë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pak javë më parë pati marrë vendimin që nga 26 dhjetori 2016 të mbyllet sezoni i gjuetisë për periudhën 2016 – 2017.

Megjithëkëtë gjuetia pa leje në këtë zonë nuk është ndalur. Policia rajonale e Prizrenit ka raportuar se javën e kaluar pas vrasjes së dy derrave të egër në territorin e Suharekës ka sekuestruar një pushkë gjysmautomatike nga një i dyshuar, i cili do të kallëzohet në prokurori për veprat penale të gjuetisë së kundërligjshme dhe armëmbajtjes pa leje.

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

Lajmet e Fundit