9.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Vazhdon heqja e konstruksioneve metalike në Qendrën Historike në Prizren

Për të shtatën ditë, kompanitë e kontraktuara nga Komuna e Prizrenit kanë larguar tarracat dhe tejkalimet nga lokalet në Qendrën Historike.
Të martën, aksioni ka vazhduar për largimin e konstruksioneve metalike në lokalet që gjenden në sheshin Shadërvan, raporton KTV.

Pronarët e lokaleve nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, por kanë thënë se nuk janë të kënaqur me aksionin e komunës, pasi, sipas tyre, ata nuk u njoftuan paraprakisht.

Megjithatë, drejtori i Inspektoratit ka thënë se ata janë njoftuar qysh në muajin dhjetor.

Aksioni është mirëpritur nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore dhe qytetarët e Prizrenit.

Sipas tyre, qyteti është ngulfatur nga ndërtimet pa leje.

Komuna e Prizrenit u bën thirrje të gjithë pronarëve të objekteve afariste brenda Qendrës Historike që t’i lirojnë hapësirat publike.

Aksioni për lirimin e hapësirave dhe reklamave të vendosura pa leje do të vazhdojë edhe javën tjetër.

Më Shumë

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit