14.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Vazhdon maratona e filmave në “DokuFest”

Dokufest-Press KonferencaNë konferëncën e parafundit të festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe atij dokumentar “DokuFest”, siç e do zakoni u prezantuan filmat e radhës dhe u diskutuan temat që ata trajtojnë.

Në konferencë morrën pjesë Bekim Guri – regjisor i filmit Heshtje në garën e filmave kombëtar, Pedro Collantes – regjisor i filmit Serori në garën e filmave tëq shkurtër ndërkombëtar, Catherine David – zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris, kuratore e Unedited History, Iran 1960-2014, Musée d’art moderne de la Ville de Paris, Corinne Diserens – kuratore e MMX, SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike & Drejtoreshë e de l’erg, Bruxelles, Giovanni Alloi – regjisor i filmit Mannhole në garën e filmave të shkurtër ndërkombëtar si dhe Tom Heinemman – regjisor i filmit The Carbon Crooks.

Ekspozita nërkombëtare “Çmimi Muslim Mulliqi” këtë vit për të parën herë ka sjellur në DokuFest një seri filmash që lidhen me konceptim e ekspozitës titulli “Si e rënë nga qielli – Një sens i mendësisë publike”.

Në kuadër të programit special “MMX – Parviz Kimiavi” janë shfaqur fimat P Like Pelican dhe The Stone Garden dhe sipas Catherine David është pjesë e konceptit të ekspozitës që ka pasur të bëjë me hapësirën publike.

“Ne kemi selektuar një seri filmash të cilët të them të drejtën në DokuFest po rrinë shumë mirë”, ka thënë David. Ndërsa Corinne Diserens ka folur për dokumentarin që flet për historinë e pa edituar të Iranit duke e quajtur atë si një prej më të rëndësishmeve.

“Është interesante që rrëfimi për Iranin vjen në DokuFest e mbi të gjitha si pjesë e një ekspozit sikurse ajo që është mbajtur në Galerinë e Arteve”, thotë Diserens.

Filmi i regjisorit Bekim Guri është i bazuar në Kosovën e vitit 1999 ku në mes të dëbimit të civilëve gjatë luftës, një baba duhet të zgjedh në mes të jetës dhe vdekjes së vajzës së tij, në mënyrë që ta mbrojë atë nga tmerri.

“Ka qenë një film që ka pasur sukses sepse ka udhëtuar në shumë festivale dhe jam i lumtur që të kem një premierë kombëtare sidomos në DokuFest”, tha Guri.

Në konferencë është prezantuar edhe filmi Mannhole i regjisorit Giovanni Aloi. Për kete film ai ka thënë se mund të jetë tregim i shumë vendeve të cilat po përfshihen në krizë ekonomike. “Filmi ka të bëjë me punëtorët në fabrikat dhe skenarin e kam shkruar nga artikujt e gazetave që kanë shkruar për jetën e njerëzve që punojnë në fabrika”, ka thënë Aloi.

Ndërsa regjisori Pedro Collantes, i cili me filmit e tij Serori garon në kategorinë për filmin më të mirë të shkurtën ndërkombëtar ka thënë: “Është shumë mirë te jem këtu dhe të rikthehem përsëri këtu sepse para dy viteve kam pasur një film tjetër. Dhe shfaqja e filmit ishte shumë e mirë sepse ishte hera e parë që shfaqej në ambiente të jashtme”.

Konferenca e sotme ëshë udhëhequr nga Samir Karahoda, përzgjedhës i programit të filmave të shkurtër në DokuFest. Ai ka shprehur se kohëve të fundit ëshë vërejtur se numri i regjisorëve shqiptar ëshë në rrijte e sipër. “Ne sivjet gjithashtu kemi qenë më strikt në zgjedhjen e filmave kombëtar duke përzgjedhur ata që kanë frymë bashkëkohore”, tha Karahoda. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të shtënat me armë në aheng familjar, policia arreston një person në Gjonaj

Policia ka arrestuar një person në fshatin Gjonaj të Prizrenit, pasi i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Sipas raportit të policisë, i...

Suhareka shënon fitoren e tretë radhazi, e mposht Ferizajn

Duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar ishin në Ligën e Parë, sot e fitoi Suhareka. Kjo e fundit fitoi 0-1 ndaj Ferizajit, për të...

Lajmet e Fundit