8.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Vazhdon shfaqja e filmave dhe nisin punëtoritë dhe debatet në DokuFest

Pas hapjes së mbrëmshme po vazhdon sot (të dielën) dita e dytë e festivalit të filmit të shkurtër e dokumentar, DokuFest.

Në konferencën e parë që u mbajt për media folën Veton Nukollari, drejtor artistik i festivalit, Jamie Donoghue, regjisor, Kushtrim Xhakili, nga DokuTech dhe Agnieszka Zwiefka regjisore.

Nukollari shpalosi në pika të shkurta programin e ditës së sotme, ai foli për filmat që do të shfaqen, punëtoritë dhe debatet që do të organizohen.

DokuFest-ediel-filmat

Ai gjithashtu tha se ata si organizatorë janë të kënaqur me hapjen e festivalit dhe fluksin e vizitorëve që kanë ardhur këtu.

“Ne jemi shumë të kënaqur me fillimin dhe hapjen e festivalit. Duke marrë parasysh temën ne nuk bëmë një hapje me bujë. Gjithsesi, DokuFesti nuk është festival i tepihut të kuq. Me filmin që shfaqëm deshëm të tregojmë se bashkëndjejmë dhimbjen e atyre që marrin rrugët e migrimit”, tha ndër të tjera ai.

Dy regjisorët thanë në pika të shkurtra përshtypjet e tyre për festivalin kurse Kushtrim Xhakili foli për konferencën e teknologjisë, DokuTech,e cila është bashkëpunim mes IPKO Foundation, Dokufest dhe SHARE e që sivjet po organizohet për herë të dytë.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Lajmet e Fundit