23.7 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vdekja e Dr. Florit, Landi: Vajtoj pa fund në heshtje…

Landi HysiLandi Hysi reagon me dhimbje për humbjen e mikut dhe të kolegut të tij të grupit “West Side Family”, Dr Flori ndarë nga jeta tragjikisht.

“Vazhdimisht me pyesnin: A u nda grupi West Side Family? Kur do riktheheni? Pra, u ribashkuat…

Gjithmonë buzeqeshja e u thosha: Ju falënderoj për interesimin dhe dashamirësinë e treguar, por lavdi zotit të tre çunat janë mirë me shëndet e për rrjedhojë s’ka ndarje, thjesht grupi ka qenë “me pushime”.

Më iku (fizikisht) Dr. Flori! Asgjë e askush e askush e asgjë nuk m’a rikthen!!! Një dhimbje e tipit ferri mbi tokë, por që llafet nuk do mjaftojnë për t’ju spjeguar!!!

Të lutem zot t’a marrësh pranë teje e u prehsh ne paqe o Dr. Flori!!!
Vajtoj pa fund në heshtje…

Sigurisht Flor, kjo që bëre sot është e vetmja “kënge” e jotja që nuk më pëlqen, por ato që ti bëre në jetë, do të oshëtijnë mbi tokë..” shkruan në Facebook Landi i “West Side Family”.

Më Shumë

Totaj: Mirëmbajtja e gjelbërimit prioritet në zonën historike të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se mirëmbajtja e gjelbërimit, veçanërisht në zonën historike të qytetit, mbetet një nga prioritetet kryesore...

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Lajmet e Fundit