27.7 C
Prizren
E enjte, 16 Shtator, 2021

Vdekja e dy kosovarëve në Gjermani, MPJD thirrje bashkatdhetarëve të lajmërohen në konsullata

Mbi 100 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani, ndërkohë është duke vazhduar kërkimi për njerëzit e zhdukur.

Në mesin e viktimave janë edhe dy kosovarë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) kanë deklaruar për Telegrafin, se ambasada e Kosovës në Gjermani po e përcjellë nga afër situatën e krijuar atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes ambasadës dhe konsullatave në Gjermani është duke përcjellë nga afër situatën në Gjermani dhe është në kontakt me shumë familje dhe pjesëtarë të mërgatës në zonat e prekura nga katastrofa natyrore. Bazuar në të dhënat zyrtare, deri më tani ka humbur jetën një person me shtetësi kosovare si dhe një person tjetër që ka njërin prind me shtetësi të Kosovës përderisa viktima mbanë shtetësinë gjermane”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Telegrafin.

Tutje, MPJD-ja, fton të gjithë bashkatdhetarët që të lajmërohen në konsullatat më të afërta të cilat janë të gatshme në çdo kohë të ofrojnë asistencën e nevojshme.

Ndryshe, një javë pas katastrofës së përmbytjeve, sidomos në pjesën perëndimore të Gjermanisë, qeveria federale ofron një ndihmë emergjente prej 400 milionë eurosh. Me këto para synohet të eleminohen dëmet më të mëdha të ndërtesave dhe të infrastrukturës komunale dhe të kapërcehen nevojat e tjera urgjente.

Shuma prej rreth 400 milion eurosh do të ofrohet përgjysmë nga qeveria federale dhe nga qeveritë e landeve. /Telegrafi/

Më Shumë

Qeveria ende nuk di si të shpërndajë 12 milionët për mbështetjen e familjes, vlerësohen si të pamjaftueshme

Në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021, janë ndarë 12 milionë euro që ka për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar...

Policia shqipton 1,977 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët janë shqiptuar 1,977 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19. Në raportin e Policisë po...

Totaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ndërtojmë Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot familjen e heroit të kombit Xhevat Berisha. Ai, është shoqëruar nga Shefi i...

Konfirmohet aktakuza për mos deklarim të pasurisë, ndaj Këshilltarit të Asamblesë Komunale të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Edis Aljilji, i akuzuar se si këshilltar i koalicionit VAKAT në Asamblenë Komunale në Prizren nuk e...

Adem Mikullovci, artisti që gjithë jetën ia kushtoi popullit të Kosovës

Viti i kaluar duket sikur erdhi vetëm për të marrë artistët më të mirë që kishim. Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para një...

Gjykimi ndaj deputetes Vrenezi dhe të tjerëve, prezantohet një e-mail i Haskukës dërguar Kurtit

 Janë propozuar prova të reja nga pala e dëmtuar në gjykimin ndaj Islam Thaqi, Jetmire Vrenezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron...

Shaqir Totaj: PDK-ja në Prizren është mobilizuar për fitore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar takimet me strukturat e partisë në nëndegën e Korishit dhe Malësisë së Re. Totaj...

Në spitalin e Prizrenit bie numri i pacientëve me Covid-19

Po vazhdon të bie numri i të spitalizuarve me COVID-19, në kuadër të klinikave COVID-19 të QKUK dhe spitaleve të përgjithshme. Sipas raportit të publikuar...

Dy tërmete godasin veriun e Shqipërisë

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC...

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës, për një angazhim me gjysmë norme. Dokumentet e nevojshme: • Letër motivuese; • CV; • Diploma e...

12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur dhe 410 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH. Ndërkohë, 1 mijë...

Mjekja qëllohet për vdekje nga i fejuari disa javë pas një propozimi romantik

Një mjeke e re praktikante u qëllua për vdekje nga i fejuari i saj, vetëm tre javë pasi çifti u fejua gjatë disa pushimeve...

Reali arrin marrëveshje verbale me Haalandin

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland. Norvegjezi është në ‘radarin’ e top klubeve...

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të falsifikuara të markave të njohura

Dogana e Kosovës njofton se ka sekuestruar mallra të falsifikuara të markave të njohura. Sipas Doganës, sasia e mallrave të asgjësuara është rreth 2 mijë...

Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit

Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas afateve të...

Opozita kundërshton shtyrjen e zgjedhjeve

Partitë opozitare në Kosovë nuk po e mbështesin kërkesën për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, të cilat janë caktuar që të mbahen më 17 tetor...

Lajmet e Fundit