24.8 C
Prizren
E mërkurë, 21 Korrik, 2021

Prizren, shtetasi i Shqipërisë dënohet me 600 euro pasi e pranoi se ia dha policit kufitar 10 euro ryshfet

Shpëtim Jonuzi nga Shqipëria është dënuar me 600 euro pasi e ka pranuar fajësinë  për dhënie të 10 eurove ryshfet një polici në kufi me Kosovën. Fillimisht, ai është dënuar me gjashtë muaj burgim dhe 200 euro gjobë por me pajtim të akuzuarit dënimi është i konvertuar në gjobë.

Vendimi është marrë të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren kur akuzuari e ka pranuar fajësinë pasi është konsultuar me Muhamet Shalën, avokat mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare ndërsa propozimin nuk e ka kundërshtuar as prokurori Genc Nixha.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi fillimisht të akuzuarin Jonuzi e dënoi me gjashtë muaj burgim dhe 200 euro gjobë. Por, me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë në lartësi prej 600 euro në të cilën dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu, sipas aktgjykimit, i akuzuari obligohet të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë paushallin gjyqësor në shumë prej 50 euro ndërsa shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Sipas aktakuzës, Shpëtim Jonuzi ngarkohet se më 5 korrik të vitit.02021 rreth orës 21:10 në pikë kalimi kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që deri sa ishte duke udhëtuar nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës përmes autobusit të agjensionit “XXL Travel” me ç’ rast pasi që zyrtari policor F.Krasniqi verifikon ndalesën hyrëse të bashkëshortes së tij Luljeta Jonuz, i pandehuri në atë moment nxjerr nga xhepi një kartëmonedhë në shumë prej 10 euro dhe ia ofron policit kufitar i cili njofton mbikëqyrësin e tij.

Tutje sipas akuzës, i njëjti ndalohet nga policia dhe i janë sekuestruar përkohësisht dokumentet personale, së bashku me kartëmonedhën në shumën prej 10 euro.

Dhe me këtë sipas prokurorisë, i akuzuari Jonuzi ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 422 par 1 të Kodit Penal, ku dënimi parashihet me gjobë dhe me burgim deri në 5 vjet./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Joao Felix është i paprekshëm për Atletico Madridin

Jooa Felix nuk do të largohet nga Atletico Madridi, pavarësisht spekulimeve rreth shkëmbimit në mes Antoine Griezman dhe Saul Niguez. Ishte sugjeruar që sulmuesi portugez...

“Nuk i gjej dot vajzat, s’di a janë gjallë”, babai në Gjermani kërkon ndihmë pas përmbytjeve

Të paktën 58 persona kanë humbur jetën kurse me dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet masive në Gjermani Një baba i dëshpëruar...

Kapen qindra gram kokainë në shtëpinë e një qytetari të Prizrenit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar: 113.33 gram substance...

Qeveria miraton Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike prej 420 milionë euro

Në mbledhjen e Qeverisë që po mbahet këtë të mërkurë është miratuar pakoja për ringjallje ekonomike. Kjo pako, siç ka bërë të ditur ministri i...

Shkon në 81 numri i viktimave të vërshimeve në Gjermani, mbi 1.000 të zhdukur

Transmetuesi publik gjerman, ARD, raportoi të premten se ka shkuar në 81 numri i viktimave të vërshimeve, ndërsa rreth 1.300 njerëz janë ende të...

Hiqen tarifat për studentët e nivelit Bachelor dhe Master në UP

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arbërie Nagavci ka njoftuar janë hequr tarifat për nivelin Bachelor dhe Master në Universitetin e Prishtinës. Kështu ka...

Në korrik nuk ka afat të pranimit të studenteve në universitet publike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se për herë të parë pas 21 viteve,...

Digjen dy vetura në Dragash

Në Dragash gjatë ditës së djeshme në një depo me pjesë të automjeteve janë djegur dy vetura. Policia ka njoftuar se vetura e djegura ishin...

Mosmarrëveshje mes Duda Baljes e Emilija Rexhepit, përfshihet edhe Policia në Prizren

Më 11 korrik, në 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, bashkë me bashkëpartiakët...

Zhduket një djalë në Prizren

Një baba nga Prizreni ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Sipas ankuesit viktima...

Si u vra Isa Boletini

  Nga Fatos Baxhaku Karriera e njeriut që luftoi kundër turqve dhe malazezëve deri në vdekje Isa Boletini lindi në kullën e Boletinëve, afër Mitrovicës, më 15...

Kurti uron festën: Përhajr Bajramin!

Kryeministri Albin Kurti ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, me të nisur ceremonia e faljes së namazit...

Messi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje

 Messi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje pesëvjeçare, pas bisedimeve të gjata disa mujore, sipas gazetës së afërt me klubin Mundo Deportivo. Barça pritet ta bëjë...

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë

Haradinaj nderon të rënët në Epopenë e Rahovecit: Sakrifica e tyre është pishtar që ndriçon rrugën tonë Kryetri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),...

Totaj thotë se fshati Tupec ka mungesë të ujit të pijes

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, është takuar me kryetarin e fshatit Tupec të Hasit, me të cilin ka biseduar rreth...

Totaj uron Bashkësinë Islame në Prizren

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka urura Bashkësinë Islame në këtë qytet, me rastin e festës së Kurban Bajramit. “Ishte kënaqësi që me...

Lajmet e Fundit