28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mungon këshilltari i Asamblesë Komunale në Prizren, dështon të nisë gjykimi ndaj tij për mosdeklarim të pasurisë

Mungesa e të akuzuarit për mosdeklarim të pasurisë, Ilir Baldedaj, ka bërë që të dështoj seanca fillestare e paraparë të mbahej të martën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit.  

Në fillim të seancës, gjykatësi Luan Berisha konstatoi se nuk ka prova se i akuzuari Baldedaj është ftuar në mënyrë të rregullt, për çka, i njëjti kontaktoi edhe zyrën e pranimit për ndonjë provë eventuale lidhur me thirrjen, mirëpo zyra e pranimit njoftoi se shkresat nga posta i pranojnë pas orës 13:00.

Në mungesë të të akuzuarit, seanca është shtyrë, kurse e radhës u caktua më 8 shtator 2021, në ora 11:00.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 mars 2021, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzuari Ilir Baldedaj akuzohet se nga data 1 mars 2020 deri më 19 qershor 2020, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik Prizren, ka vepruar në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 pika 8 lidhur me nenin 5 dhe  nenin 8 paragrafi 1 të Ligjit 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave për të gjithë Personat Zyrtarë.

Në aktakuzë thuhet se si zyrtarë publik është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose detyrime financiare për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në atë mënyrë që nuk e ka bërë deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë brenda afatit ligjor deri me 31 mars të vitit 2020, i cili afat është zgjatur deri më 19 qershor të vitit 2020 si pasojë e vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e Pandemisë COVID 19, i njëjti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese edhe përkundër faktit se është kontaktuar disa herë përmes telefonit dhe me shkrim.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Gjykata Kushtetuese merr vendim: I obligon partitë që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin

Gjykata Kushtetuese i ka obliguar partitë politike që për 30 ditë ta konstituojnë Kuvendin. Kjo është bërë pas kërkesës nga AAK-ja dhe partitë në opozitë,...

Lajmet e Fundit