14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Vdes në moshën 50-vjeçare reperi Magoo

Magoo, i cili ishte më i njohur si pjesë e dyshes hip-hop Timbaland & Magoo, ka vdekur në moshën 50-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e reperit u konfirmua nga artisti R&B, Digital Black (Benjamin Bush) i “Dru Hill” në një postim në Instagram të shpërndarë të dielën mbrëma (13 gusht). Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet.

Disa nga këngët më të njohura të Magoo – emri i vërtetë i të cilit është, Melvin Magoo Barcliff – përfshinin “Up Jumps Da’ Boogie”, “We at it Again” dhe “Party People”.

Foto: WireImage

Reperi e filloi karrierën e tij në vitin 1989 kur u takua me Timbaland – kur të dy ishin adoleshent.

Gjatë viteve të tyre të formimit, Magoo dhe Timbaland ishin pjesë e një grupi të quajtur SBI (Surrounded By Idiots) që përfshinte Larry Live dhe këngëtarin Pharrell Williams.

Dyshja dolën me albumin e tyre debutues, “Welcome to Our World”, në 1997, i cili shfaqi këngën e tyre hit “Up Jumps Da Boogie”.

Foto: Getty Images

Timbaland dhe Magoo shpesh bashkëpunuan me anëtarët e tjerë të Swing Mob, duke përfshirë Missy Elliott, Ginuwine, Playa dhe Aaliyah, gjatë karrierës së tyre.

Vdekja e Magoo përkoi me 50 vjetorin e hip-hop që u shënua këtë fundjavë.

Artistët duke përfshirë Lil Wayne, Snoop Dogg, Eve, Wiz Khalifa, Nas dhe Lauryn Hill performuan në Yankee Stadium të premten në mbrëmje për të festuar lindjen e zhanrit. /Telegrafi/

Më Shumë

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Moti sot me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   IHK njofton se vranësirat gjatë ditës vende-vende...

Lajmet e Fundit