30.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Abdixhiku tallet me Kurtin për projektin e rrugës Prizren-Tetovë: Muhabetet s’kushtojnë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se qeveria Kurti është duke e përmbyllur vitin e tretë të qeverisjes pas asnjë rrugë të ndërtuar.

Ai duke iu referuar projektit të proklamuar nga kryeministri Albin Kurti për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, ka thënë se thënë se muhabetet nuk kushtojnë.

“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

RUGËT QË S’U BËNË DHE RRUGA E RE

Po e përmbyllin vitin e tretë në qeveri, por s’kanë përmbyllur dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.

As atë për Mitrovicë, as atë për Podujevë, as për Pejë, as për Gjilan e as për Gjakovë. Qytete të tëra të lëna në harresë tash e tre vjet! Qytetarë të tërë të maltretuar për çdo ditë.

Projekti i vetëm i madh kapital që ndodhë sot në vend është ai i “Rrugës A” në kryeqytet; aty ku qeveria qendrore – fatmirësisht – nuk ka asnjë rol.

 

Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot.

Të zënë me organizimin e protestave për mbështetje ndaj vetes – merreni me mend – të fiksuar me diskutime ndaj të shkuarës, të angazhuar në ndarje, sharje e përçarje – pra në thatësi politike – kjo qeveri nuk ka mundur të bëjnë as edhe një hap të vetëm në zhvillimin infrastrukturor të Kosovës.

Në programin e “Rrugës së Re” të gjitha projektet kapitale për qytetet e mëdha në vend do të përfundojnë brenda 30 muajve. Aq kohë duhet. Aq kohë do të marrin. Aq kohë do të kenë.

Dhe, natyrisht, jo me çmime absurde 12-13 milionëshe për kilometër, edhe më pak me aneks marrëveshje që falnin nga 54 milionë, por me kujdes ndaj parasë publike e pa ngarkesë buxhetore që paralizojnë sektorë të tjerë.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall një vend të lirë për mësimdhënës/e të gjuhës angleze

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lirë këtë vend pune: Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës angleze, me normë të plotë, për një periudhë njëvjeçare dhe me...

Dy persona plagosen me armë zjarri në Rahovec

Dy persona janë qëlluar me armë zjarri sot, në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec.     Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës,...

Lajmet e Fundit