13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Vdes një 48 vjeçar nga koronavirusi në Rahovec

Një 48-vjeçar nga Rahoveci ka vdekur nga koronavirusi ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi brenda 24-orëve në Kosovë nga Covid-19, kanë vdekur nëntë persona.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftim.

 

Ndërsa janë shënuar 571 raste të reja me Covid-19.

Përmes këtij njoftimi është bërë e ditur se janë testuar 4.351 mostra të marra nga ShSKUK, raporton Gazeta Insajderi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit