7.7 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Vdes një person pasi u hodh nga kati i pestë i konviktit

Një person ka vdekur si pasojë e hedhjes nga kati i pestë i njërit prej konvikteve, ku po qëndronte në karantinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë ai.

Zyrtarisht në një përgjigje për KOHËN, QKUK ka konfirmuar se ka vdekur një pacient që është dërguar nga Qendra e Studentëve, por nuk kanë dhënë detaje tjera.

KOHA merr vesh se personi është 26 vjeçar.

Më Shumë

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Lajmet e Fundit