8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Vdes poeti e përkthyesi i njohur

Është ndarë nga jeta Nehat Hoxha, poeti i cili në vitin 1990 kishte shkruar veprën “Vdekja e poetit”.
Hoxha ishte edhe ekonomist, si dhe përkthyes e redaktori i shumë librave. Ishte edhe autor i shumë teksteve të këngëve. Ishte edhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës e po ashtu laureat i shumë çmimeve letrare.

Lajmin për vdekjen e poetit e ka bërë me dije vëllai i tij, kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha. Nehat Hoxha ishte bashkëshorti i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Nazmije Hoxha.

“Lamtumirë Vëlla… Shihemi në një jetë më t’mirë…!”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një foto të përbashkët me tashmë të ndjerin.

 

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Lajmet e Fundit