12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Vdes tenori i famshëm Spas Wenkoff

SpasWenkoff-tenorNjë prej tenorëve më të shquar të artit lirik të viteve ’70-’80, austriaku me origjinë bullgare, Spas Wenkoff, vdiq në moshën 84 vjeçare në rezidencën e tij në Bad Ischl, njoftoi sot një komunikatë e Operës së Vjenës.

I lindur më 23 shtator 1928 në Veliko Tarnovo të Bullgarisë, Spas Wenkoff filloi karrierën e tij të tenorit si këngëtar operetash gjatë viteve ’50 përpara se të fillonte punën në Operën e Dresdenit në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë në vitin 1975.

Ai u imponua ndërkombëtarisht në rolin e Tristanit, një prej roleve të tij të shumta nga operat e kompozitorit gjerman, Wagner.

Më pas ai u angazhua në festivalin vagnerian të Bajernit në Bavari, në Operën Metropolitane të Nju Jorkut, në Operat e Berlinit dhe Mynihut dhe, në fund, në Operën e Vjenës ku ai debutoi në vitin 1977 në rolin e Maksit në operën “Freischütz” të kompozitorit Carl-Maria von Weber. Dalja e tij e fundit në skenë ishte në Operën e Vjenës në 11 janar 1991.

Më Shumë

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Dogana e Kosovës zbulon 1000 litra etanol në rajonin e Prizrenit – shmangie nga taksat mbi 6 mijë euro

Dogana e Kosovës njofton opinionin publik se sot, në rajonin e Prizrenit, Njësitë Antikontrabandë kanë realizuar dy raste të ndara operative, ku është zbuluar...

Lajmet e Fundit