Vdiq profesori Zejnullah Gruda

Ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, Zejnullah Gruda.Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Gruda.

“Prehu në paqe profesor i dashur, Zejnullah Gruda. Ishte njëri ndër profesorët pejan më të shquar dhe themelues të universitetit i cili ka dhënë kontribut të madh për botën akademike”, thuhet në njoftimin e tij.

Zejnullah Gruda kishte lindur në qytetin e Pejës në vitin 1936. Ai ishte ndër profesorët e parë të Universitetit të Prishtinës, i shkolluar në Beograd dhe Sarajevë për Jurisprudencë.

Gjatë viteve 1975-1978 kishte shërbyer si ambasador i Jugosllavisë në Panama. Gruda ka mbajtur pozitën e sekretarit të parë për marrëdhënie me botën e jashtme në kuadër të Krahinës socialiste autonome të Kosovës.

Nga 2011 deri më 2013 kishte udhëhequr Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës.

Zejnullah Gruda kishte folur për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, ku e kishte refuzuar marrëveshjen e dërguar në Kuvendin e Kosovës për votim.

“Duhet të refuzohet ratifikimi i kësaj marrëveshjeje. Jo të bëhet objekt i mashtrimit ordiner. Ata që thonë ta ratifikojnë dhe pastaj bisedojmë, llogarisin se kanë punë me disa që nuk kanë marrin vesh asgjë. Ratifikimi është pëlqimi definitiv me diçka që dikush ka nënshkruar më para”, kishte deklaruar për KTV-në më 2016.

Ai është autor i disa librave si: “E drejta ndërkombëtare publike ”, “Mbrojtja ndërkombëtare e të drejtave të njeriut” dhe “Kufijtë në dëm të shqiptarëve”.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Junior 06 afër titullit, kalon në epërsi 2–0 në finalen e Play Off-it U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau ka hedhur një hap të madh drejt titullit kampion në Play Off, pasi ka shënuar...

Lajmet e Fundit