Veç 20 për qind e ndërtesave në Qendrën Historike të Prizrenit kanë vlera të trashëgimisë kulturore

Vetëm njëzet për qind e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit bartin vlera të mirëfillta të trashëgimisë kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi për nevojat e hartimit të Planit të Menaxhimit të Qendrës Historike të Prizrenit, që ka nxjerrë në pah nivelin e lartë të degradimit në këtë zonë të mbrojtur me ligj.

Të dhënat preliminare të këtij hulumtimi tregojnë se vetëm 22 për qind të ndërtesave janë më të vjetra se 50 vjet dhe se mbi gjysma e tyre janë në gjendje fizike të kategorisë mesatare, të keqe apo shumë të keqe…

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Në breg të detit

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit