12.6 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Haskuka: I kemi votat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje shpejt do të finalizojë marrëveshjet me LDK-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë për qeverisjen në Prizren, ndërkohë që një ujdi tashmë e ka të firmosur me NISMA-n, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në saje të këtij bashkëpunimi me partnerët e koalicionit, sipas tij, janë siguruar shumica e votave edhe për zgjedhjen e Artan Abrashit për kryesues të Kuvendit të Komunës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar shumicën e votave në KK për zgjedhjen e kryesuesit. Kemi marrëveshje me partitë e tjera në KK të Prizrenit për të zgjedhur kryesuesin dhe për të qeverisur Prizrenin. Si e dini, me NISMA-n kemi marrëveshje të finalizuar, ndërsa me LDK-në dhe partitë e komuniteteve joshumicë kemi marrëveshje që do t’i finalizojmë shumë shpejt”, ka thënë Haskuka, në një prononcim për gazetën.

Më Shumë

Grabitje me armë në Rahovec, viktima ndalohet nga persona të maskuar

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armës është raportuar në rrugën “Tafil Zyberaj” në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, viktima, mashkull kosovar, ka deklaruar...

Defekt në rrjetin kryesor, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Rahovecit

Kompanis  Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të Rahovecit, si pasojë e një...

Lajmet e Fundit