3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Vedat Muriqi triumfon në derbin e madh kundër Romës

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A.

Bardhëekaltërit ishin më të disponuar për lojë dhe filluan sulmet shumë herët drejt portës së romakëve.

Ciro Immobile përfitoi nga një gabim i mbrojtjes së Romës, duke shënuar për 1-0 në minutën e 14-të të takimit.

Kur Roma pritej të kthehet në lojë Lazio e shokon sërish, pas një gabimi të njëjtë nga mbrojtja romake.

Manuel Lazzari asiston te Luis Alberto i cili me një goditje të saktë shënon në portën e Pau Lopez për 2-0.

Pjesa e parë nuk solli më shumë, ndërsa e dyta nisi më mirë sërish për Lazion.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile, ishin rë rrezikshëm në fillim të fraksionit të dytë, por pa sukses.Në minutën e 67-të u mbyll edhe dilema e fituesit pasi Lazios shënoi golin e tretë.

Jean Akpa Akpro asistoi te Luis Alberto i cili gjen bukur hapësirat dhe me një goditje të saktë shënoi për 3-0.

Në këtë ndeshje kishte edhe pak minuta për Vedat Muriqin i cili e shijoi fitoren e parë në derbi me fanellën e Lazios.

Pas kësaj ndeshje Roma mbetet e treta me 34 pikë, ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë.

Më Shumë

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit