Vedat Muriqi zbarkon në Spanjë, gati për të nisur eksperiencën e re

Vedat Muriqi ka zbarkuar në Spanjë, gati për të nisur eksperiencën e re me fanellën e Mallorcas.

Sulmuesi kosovar ka bërë deklaratat e tij të para, duke thënë se është i lumtur me këtë lëvizje, teksa shtoi se mezi pret të fillon stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj, njofton Klankosova.tv.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj stërvitjen me shokët e mi të skuadrës”, tha Muriqi.

Kosovari nesër do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës.

Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio, në huazim deri në fund të sezonit.

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit