8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Vehapi uron qytetarët për ditën e çlirimit të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka uruar të gjithë qytetarët e Rahovecit për 14 qershorin e vitit 1999, ditën e çlirimit të Rahovecit.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, në këtë ditë historike për komunën tonë kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ata që flijuan jetën për çlirimin e komunës sonë dhe çlirimin e Kosovës”.

“Për të gjithë ne, dëshmorët do të jenë simbole dhe vlerë e veçantë, kjo vlerë nuk guxon të ndërtohet mbi bazën e përçarjes dhe urrejtjes, por mbi atë të bashkëpunimit të sinqertë dhe të dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Liria që ne sot e gëzojmë ka vulën e gjakut të të gjithë atyre që ranë për këtë tokë”.

“Andaj, kam nderin që në emrin tim, dhe në emrin e qeverisë Komunale të Rahovecit, të u?a uroj 14 qershorin ditën e çlirimit të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit. Respekt për familjet e dëshmorëve dhe martirëve të cilët kanë dhënë më të dashurit e tyre për lirinë e Komunës së Rahovecit dhe lirinë e Kosovës, u jemi mirënjohës dhe do të ruajmë respektin për të rënët, duke i konsideruar më meritorët për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë”, thuhet në urimin e Vehapit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Lajmet e Fundit