7.1 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Vëllazërim-bashkimi s’ka funksionuar as në Jugosllavinë e Titos

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka komentuar protestën e sotshme të organizuar nga opozita në Shkup të Maqedonisë. Sipas tij të drejtat e shqiptarëve nuk fitohen në Maqedoni duke protestuar bashkë.

“Nuk fitohen të drejtat duke protestuar bashkë, por duke kërkuar ndryshme Kushtetuese dhe ligjore në interes të shqiptarëve”, thotë Berisha.

“Shqiptarët duke qenë përkrah Zaevit në Shkup është tregues se e kanë humbur rrugën në oborr, por jo me fajin e vet, por të liderëve te pa përgjegjshëm të cilët duke mos vepruar në shërbim të shqiptarëve por të interesave të tyre kanë krijuar një nivel të vetëdijes qytetare që Zaevin ta shohin si shpëtim”.

“Kjo u pa me pritjen që i’u bë në Kumanovë dhe që po reflekton edhe sot ne Shkup”.

“Vëllazërim-bashkimi s’ka funksionuar as në Jugosllavin e Titos,prandaj nuk mund të funksionojë as edhe në Maqedoninë e Zaevt”.

“Shqiptarët duhet të kthjellen dhe t’i artikulojnë kërkesat e tyre me qëllimin që të jenë faktor ne tokën e tyre, ndryshe kanë me vazhdu me qenë popull eksperimental edhe për një kohë të gjatë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Lajmet e Fundit