Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet pothuajse pa para në 24 orë
Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar.
Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare – Karachi.
Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite, transmeton Telegrafi.
Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.
Në fillim të ditës, Larkin u freskua me pijen tradicionale pakistaneze doodtha – e cila bëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara – për vetëm 30 rupi.
Për drekë ai hëngri biryani – një pjatë pikante e bërë me oriz, patate dhe pulë – dhe piu një Pepsi për vetëm rreth 30 cent, dhe për darkë ai shijoi hell me ushqim deti për të cilin shpenzoi po aq shumë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/large.jpg)
Në Karachi, ai provoi të hipte në deve, voziti me tuk-tuk dhe shikoi një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flautave. Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit.
Gjatë shëtitjes në Karachi, ai zbuloi se qiraja e një apartamenti në atë qytet është rreth 60 euro në muaj, që është të paktën pesë deri në dhjetë herë më lirë se në shumicën e qyteteve evropiane.
Çfarë pa, përjetoi dhe provoi Josh Larkin në Karachi për pak më shumë se një euro në vendin më të lirë për të jetuar, shikoni në video: