21.2 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Vërejtje gjyqësore ndaj të akuzuarit që pranoi se kishte vjedhur rrush në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar vërejtje gjyqsore për të akuzuarin për veprën penale “vjedhje”, Mërgim Zena.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatësit, të akuzuarit i bëhet me dije se ka kryer një vepër të dëmshme dhe të rrezikshme shoqërore dhe se përsëritja e veprës së njëjtë ose veprave tjera penale do të dënohet më rëndë.

Pas kësaj, i akuzuari Zena, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është student,  i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Enis Gashi, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Rashkaj, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 20 euro në total.

Ndërsa, të dëmtuarën e ka udhëzuar në kontest juridiko civil.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 12 qershor 2017, ndaj Mërgim Zena, duke e ngarkuar atë me veprën penale “vjedhje”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 13 gusht 2016, rreth orës 19:00 në fshatin  Ratkoc të Rahovecit, me qëllim që vetit t’i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme i merr sendin të dëmtuarës “StoneCastle”.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari shkon në plantacionin e vreshtave të “StoneCastle” dhe nga aty merr 500 kg rrush të bardh dhe e dërgon në shtëpinë e tij, ku zyrtarët policorë pas njoftimit nga roja, i vihen nga pas dhe i shkojnë në shtëpi ku i gjejnë rrushin në rimorkio dhe e detyrojnë të akuzuarin t’i kthej të dëmtuarës sasinë e rrushit të vjedhur.

Me këtë veprim, sipas aktakuzës, të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 200 euro. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

1.5 milion euro për siguri dhe strehim: Suhareka në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”

Komuna e Suharekës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Shoqatën humanitare “Jetimat e...

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë...

Lajmet e Fundit