Kërkohet paraburgim për personin që goditi me veturë një 12-vjeçare në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë-Dega Rahovec, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.A., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”

Në një komunikatë të Prokurorisë Themelore të Gjakovës thuhet se i dyshuari nuk i ka respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe ka rrezikuar jetën e 12-vjeçares.

“Me datën 06.03.2019, i pandehuri duke vozitur automjetin e tij, në aksin rrugor Kramovik -Xërxë, në afërsi të një shkolle fillore të fshatit Radostë, duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor, ka rrezikuar jetën e tani të dëmtuarës, B.Z., e moshës 12 vjeçare, e cila ishte duke e kaluar rrugën, ku i pandehuri e ka goditur atë, dhe me lëndimet të cilat i ka marrë e dëmtuara është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në QKUK në Prishtinë, gjendja e së cilës është shumë e rëndë dhe ende e paqartë për mbijetesë”, theksohet në komunikatë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit H.A., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit