8.5 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“Vërmica e pastër” arreston dy trafikant droge në Pikën Kufitare të Morinës

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses ditën e mërkurë operacionin antidrogë “Vërmica e pastër” dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë 24-vjeçari Durim Hasolli dhe 20-vjeçari Avdulla Matmuja, të cilëve iu gjetën 50 doza kanabis.

Ata u kapën kur po tentonin të trafikonin kanabisin në Kosovë. Gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Morinës, të rinjve iu gjetën të fshehura në trup dozat e lëndës narkotike. /Top Channel/

Më Shumë

Lajmet e Fundit