16.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Veseli: Dragashi do të bëhet zonë turistike atraktive

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim elektoral në Dragash, ka thënë se festës së fitoreve të PDK-së më 22 tetor do t’i bashkohet edhe kjo komunë.

Ai ka thënë se Partia Demokratike të Kosovës do të vazhdojë të investojë edhe më shumë në Dragash.

“Do të vazhdojmë ta qeverisim Dragashin me përgjegjësi dhe transparencë, tash në mandatin e ri me njeriun tuaj, me njeriun e punës e të sakrificës, me Shaban Shabanin dhe me këtë ekip të shkëlqyeshëm të asamblistëve”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së ka thënë se i dinë nevojat dhe përparësitë e Dragashit dhe do të vazhdojnë t’i implementojnë projektet konkrete që shndërrojnë Dragashin në një zonë të zhvilluar ekonomikisht.

Ai ka shtuar se si asnjë komunë tjetër, Dragashi ka mundësi që të kthehet në një zonë turistike shumë më atraktive.

“Për këtë qëllim do të veprojmë shpejt në rregullimin e rrugës Zhur-Dragash. Mandej do të implementojmë projektin milionësh për grumbullimin e ujërave të zeza në mënyrë që të ruajmë ambientin e Dragashit, sepse ambienti i pastër është kusht elementar për zhvillimin e turizmit malor”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, kandidati i PDK-së për Kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, ka premtuar se do t’i rrisë subvencionet për blegtorinë e Dragashit.

 

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë ta ketë industrinë e saj të produkteve të qumështit e të mishit dhe Dragashi do të kthehet në burimin kryesor të kësaj industrie.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Lajmet e Fundit