7.4 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Veseli edhe nga Krusha, kërkon drejtësi për viktimat e masakrave serbe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka qenë sonte në Krushë në nderim të 20 vjetorit vrasjeve të shumë qytetarëve shqiptarë të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës, të cilët vazhdojnë të jenë të zhdukur nga shteti serb.

Kryeparlamentari Veseli ka bërë thirrje për ndëshkimin e kriminelëve serbë që edhe pas 20 viteve nuk kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia ndërkombëtare për krimet dhe masakrat e kryera në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Veseli ka thënë se çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare.

“Në ditën e të pagjeturve sonte qëndrova në Krushë, në këtë fshat martir të Kosovës. Për pak javë ne kremtojmë 20 vjetorin e çlirimit, por plagët e luftës ende janë të gjalla në zemrat dhe mendjet tona. Ekzekutuesit e këtyre masakrave duhet të ndëshkohen. Çdo gjë tjetër pos ndëshkimit është dështim i drejtësisë ndërkombëtare. Ne kurrë nuk do të ndalemi derisa e vërteta dhe drejtësia për të pagjeturit tanë të vihen në vend”, ka shkruar Veseli.

Më Shumë

Simir Krasniqi zgjidhet kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Simir Krasniqi, është zgjedhur sot kryesues i Kuvendit të Komunës së Prizrenit. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Zgjedhja e tij u bë me...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit