24.9 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Veseli: Flamuri i fitoreve të PDK-së nis me Prizrenin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka takuar strukturat e degës dhe kandidatët për këshilltarë të Kuvendit Komunal me të cilët ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit.

Kreu i PDK-së tha se qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë tashmë se adresa më e natyrshme dhe më e aftë për të zhvilluar Prizrenin është Partia Demokratike e Kosovës.

“Ne zotohemi se i gjithë kapaciteti ynë njerëzor e intelektual do të përqendrohet për zhvillim edhe më hovshëm ekonomik në Prizren. Qytetarët e Komunës së Prizrenit e dinë se nuk kanë adresë politike më besnike dhe më sigurt sesa Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së i ftoi kandidatët për këshilltarë komunalë që të shpalosin para qytetarëve të Prizrenit platformën qeverisëse të PDK-së, e cila ai tha se është e bazuar në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Përfaqësuesit e degës së PDK-së në Prizren e kanë falënderuar Kryetarin Veseli për mbajtjen e premtimit për sjelljen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qytetin historik të Prizrenit.

Më Shumë

Mbi 100 aksidente brenda 24-orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rreth 124 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve në vend. Prej tyre 33 aksidentë me persona të...

Përfundon rregullimi i oborrit të shkollës “Haziz Tola” në Prizren – funksionalizohet edhe salla e edukatës fizike

Drejtoria Komunale e Arsimit ka përfunduar projektin për rregullimin e oborrit të SHFMU “Haziz Tola” në lagjen “Jeta e Re” në Prizren. “Në kuadër të...

Lajmet e Fundit