Veseli: Fryma e fitores së PDK-së është në çdo cep të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se fryma e fitores së kësaj partie është në çdo cep të Prizrenit.
Veseli ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Shaqir Totajn e do i tërë Prizreni për kryetar.

“Shaqir Totaj është hasian dhe hasianët e duan atë në krye të Prizrenit, simbolit tonë të harmonisë. Po, Shaqën e do i tërë Prizreni për kryetar. Fryma e fitores së PDK-së është në çdo cep të këtij qyteti të bukur. #PDK94”, ka shkruar Veseli.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit