Veseli-Nait Hasanit: Na ke fut!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po vazhdon me gabimet në thënien e fjalëve. Ai derisa iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasanit se i ka futur në telashe, përdori fjalën ”Nait na ke fut”.

Kjo disa deputet i bëri të qeshte, ndodhi në momentin kur Nait Hasani propozoi që në amendamentet për projektligjin përletërnjoftime të shkruhet edhe identiteti kombëtar.

Kurse, Veseli derisa tregoi se kanë probleme me elektronikën, me humor iu drejtua deputeti Hasani se i ka futur në telashe.

“Ndoshta rregullohet elektronika e pastaj e kemi më lehtë, po e shoh që po s’kuqemi kur po votojmë kështu, ndërsa me elektronikë…O Nait, o na ke fut, kërkojë falje”, tha Veseli.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Lajmet e Fundit