Veseli në Prizren: Forca e ndryshimit, ekipi fitues me 22 tetor!

Në tubimin me qytetarë dhe kandidatë për kryetar komunash nga e gjithë Kosova, po edhe ata për asamble komunale, kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se PDK-ja është forca që ka sjellë ndryshime të mëdha për vendin. Në këtë frymë, ai ka pasur një mesazh për kandidatët e partisë së tij.

“Zgjedhja juaj me besimin e votuesit, ju hap rrugën e privilegjit të fituesit, por edhe të përgjegjësisë jetësore, sepse ju do të gjykoheni pikërisht mbi atë se çfarë do të bëni për bashkëqytetarë tuaj. Si kryetar i PDK-së, dëshiroj që ta kuptoni se ju jeni gjenerata e re e PDK-së, jo nga mosha, por nga koncepti politik që bartni.

PDK-ja ka nevojë për çdo qytetar që është i gatshëm të kontribuojë për vendin, është partia më e hapur e mundësive dhe marrjes së përgjegjësive! Si parti, jemi krenar me të arriturat, por edhe reflektues për të metat dhe gabimet në të kaluarën. Nuk do t’i tolerojmë fenomenet e papërgjegjësisë politike, burokratike dhe korrupsionin e zyrtarëve tanë”, ka deklaruar ai.

“Ju jeni ekipi i garës sonë sot, Ju jeni ekipi i fitores sonë më 22 tetor, Fitores që do të shënojë Forca e Ndryshimit! Prandaj, jini krenar e të përgjegjshëm për këtë para të gjithë qytetarëve tanë”, tha ai.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit